Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

Editor by Editor
May 12, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

I ulur në njërën prej karrigeve të Parkut Olimpik në Tiranë, Taulant Balla, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, sheh në telefonin e tij celular video-meme me kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Një shkallë poshtë Ballës, grupet e numërimit hapin zarfet e ardhura nga shtete të ndryshme të botës me votat e emigrantëve shqiptarë.

Vota e diasporës, e aplikuar për herë të parë në Shqipëri, konsiderohej si një nga surprizat e zgjedhjeve të 11 majit, por rezultatet e para pasditen e së hënës sugjerojnë se ajo mund të reflektojë pothuajse të njëjtën pasqyrë si zgjedhjet brenda vendit.

Në 9285 zarfa të numëruar deri në orën 17:00 të së hënës nga 194,889 gjithsej, në vetëm 4 për qind të totalit, Partia Socialiste ka një avantazh me 55% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 28% dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me mbi 8%.

“Emigrantët na votojnë sepse sot ata ndjehen krenarë që flamuri ynë do të valëvitet në oborrin e BE-së,” tha Balla për BIRN, ndërsa nuk sheh ndonjë kundërthënie mes faktit që shqiptarët e larguar jashtë vendit kanë ikur për një jetë më të mirë, ndërkohë që votojnë partinë e tij që ka 12 vjet në pushtet. Balla i zhvlerësoi akuzat e Partisë Demokratike për patronazhim të votës së diasporës si “praktika elektrorale të partive”.

Në anën tjetër të sallës së madhe të ndërtuar për sportet olimpike qëndron Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën. Topalli nuk përpiqet ta fshehë zhgënjimin nga trendi i votës së emigrantëve në disfavor të opozitës.

“Kur doli Berati këtu në 90% për PS-në, nuk dija çfarë të mendoja, vetëm në kohë të Enver Hoxhës ka ndodh kjo,” tha Topalli duke drejtuar dorën nga ekranet përballë ku shfaqen votat e lexuara dhe rezultatet për çdo qark.

Topalli thotë se nga rezultatet e para ka kuptuar se PS ka punuar fort me diasporën në bazë të llogaritjeve që ka bërë për mandate në qarqe të caktuara. “Po ta shohësh me kujdes, ky trend votash është përcaktues për mandate deputetësh në disa qarqe si Berat, Fieri, Elbasani, Korça e deri diku dhe Durrësi,” thotë ajo duke treguar  habi për llogaritë paraelektorale të socialistëve.

Pavarësisht zhgënjimit, Topalli ka vendosur të qëndrojë deri në fund të numërimit të votave, ndërsa i kushton vëmendje votës së ardhur nga Greqia, e kontestuar prej partisë së saj për probleme me dërgimin e postës.

“Kur të hapet Greqia do të jetë 120 përqind për ata,” thotë Topalli duke pretenduar se zarfet e votave janë plotësuar në mënyrë të parregullt dhe se dorëzimi i tyre në KQZ është bërë po ashtu pa procesverbalet e firmave të votuesve.

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike nga diaspora pritet të mbyllet të mërkurën, ndërkohë që numërimi i votave për kandidatët në listat e hapura do të nisë nga fillimi pas daljes së rezultatit për partitë.

Jona Josifi, drejtoreshë për votën e Diasporës në KQZ, e cila u bë protagoniste e presionit politik nga dy partitë e mëdha në fillim të procesit, është duke monitoruar punën e numëruesve dhe i perifrazon këto presione si pjesë të punës së saj. “Unë vazhdoj punën time, nuk ndihem e intimiduar,” tha ajo për BIRN.

Vota e diasporës është një risi në këto zgjedhje pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u bënë në bazë të një pakti politik mes mazhorancës dhe opozitës në fund të vitit që shkoi. Administrimi i votës së emigrantëve i ka kushtuar disa miliona euro taksapaguesve shqiptarë, por ky proces votimi, sipas Ballës, nuk është i duhuri.

“Kjo votë mund të bëhej në mënyrë elektronike që në momentin e regjistrimit të tyre për votim,” thotë Balla duke shtuar se gjithashtu procesi i numërimit bipartizan krijon vonesa të panevojshme. “Metodë staliniste,” shtoi ai më tej për administrimin e procesit me numërues të caktuar nga partitë, duke theksuar se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet./ BIRN

Previous Post

PD udhëheq bindshëm në Fushë Krujë dhe Kamëz

Next Post

As PS, as PD/ Në Vaun e Dejës forcë e parë shpallet partia e Tom Doshit

Next Post
As PS, as PD/ Në Vaun e Dejës forcë e parë shpallet partia e Tom Doshit

As PS, as PD/ Në Vaun e Dejës forcë e parë shpallet partia e Tom Doshit

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kukësi ngjyroset blu/ Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

Kukësi ngjyroset blu/ Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

May 12, 2025
Kush është 25-vjeçarja që la jashtë ish-deputetin e PD-së, fitoi në listë të hapur

Kush është 25-vjeçarja që la jashtë ish-deputetin e PD-së, fitoi në listë të hapur

May 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al