Një vjedhje ka ndodhur dje në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.
Autorët e vjedhjes kanë marrë sende me vlerë në banesë, por edhe dokumente, USB dhe hardisk.
Komisariati nr.2 ka arritur të identifikojë autorët të cilët dyshohet se kanë qenë 4 persona, ku dy prej tyre janë arrestuar.