Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vizita e Blinken në Tiranë, Fox News zbulon prapaskenat: Ballkani rrezikohet nga konflikti

Editor by Editor
February 15, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Vizita e Blinken në Tiranë, Fox News zbulon prapaskenat: Ballkani rrezikohet nga konflikti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, zhvilloi një vizitë disa orëshe në Tiranë, ndërsa janë regjistruar tensione në raportet mes Serbisë e Kosovës, por shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor janë synim i Rusisë.

“Fox News” i ka kushtuar një shkrim vizitës së parë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa citon një diplomat të lartë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.

“Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon”, u shpreh Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes për “Fox News Digital”.

Teksa Blinken, me vizitën e tij, riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo është një periudhë e vështirë për rajonin dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t’u ndezur, shkruan më tej media amerikane.

Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’u afruar me Evropën.

“Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox News Digital, duke folur për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan.

Shqipëria, dikur një vend diktatorial me marrëdhënie ‘të hidhura’ me SHBA-në gjatë Luftës së Ftohtë, tani është një nga vendet më proamerikane në Evropë dhe ka një komunitet të madh diaspore në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria është gjithashtu një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe partner kyç strategjik kur bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbyll raportin amerikania.

Previous Post

Mourinho rikthehet të flasë për “autobusin”: Ishte zgjuarsi taktike

Next Post

Vijon debati Romeo-Graciano: Delja të tha na ke turpëruar llojin tonë

Next Post
Vijon debati Romeo-Graciano: Delja të tha na ke turpëruar llojin tonë

Vijon debati Romeo-Graciano: Delja të tha na ke turpëruar llojin tonë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

June 8, 2025
I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al