Orges Shehi është trajneri i ri i Partizanit dhe duket se ka nisur menjëherë nga puna duke kryer seancën e parë stërvitore me të kuqtë.
Pas konferencës së dhënë për mediat, durrsaku ka zbritur në fushën e “Arenës së Demave” dhe është takuar me lojtarët së bashku me drejtorin sportiv, Arbër Abilaliaj, i cili drejtoi skuadrën deri në këtë periudhë pas largimit të Zekiç.
“Panorama Sport” ka siguruar pamje gjatë këtij takimi dhe seancës stërvitore të kryer.