Armando Broja shpërdoron rastin e vitit në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u aktivizuar në minutën e 75-të të ndeshjes Chelsea- Sheffield United, me rezultatin që ishte 2-0 për vendasit, falë golave të Palmer dhe Jackson.
Nëntë minuta më vonë, Palmer shërbeu një pasim fantastik për Brojën, i cili me portën e boshatisur dhe vetëm pak metra larg vijës fatale, goditi keq, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
Një rast flagrant ky i sulmuesit shqiptar, që humb mundësinë për të shënuar dhe për të fituar pikë në duelin me Jackson për një vend titullari në formacionin e Chelsea-t.