Monday, June 23, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës “thyhen” arrestin shtëpiak të caktuar nga GJKKO

Editor by Editor
June 22, 2025
in AKTUALITET
0
VIDEO/ Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës “thyhen” arrestin shtëpiak të caktuar nga GJKKO
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryetari i bashkisë Tropojë, Abedin Kërrnaja, ndodhet nën masën e sigurimit “arrest shtëpie” që prej datës 6 shtator 2024 sipas vendimit numër 112 të Gjykatës së Posaçme.

Pavarësisht kësaj mase ligjore konkrete, Kërrnaja shfaqet çdo ditë në qytetin e Bajram Currit duke lëvizur i lirë dhe duke takuar hapur punonjës të bashkisë dhe drejtorë të institucioneve lokale.

Siç shihet dhe nga videon e publikuar nga JOQ, Kërrnaja ndonëse është në arrest shtëpie, lëviz i lirë në rrugët e qytetit të Bajram Currit pa pyetur për drejtësinë.

Kjo praktikë përbën një shkelje flagrante të vendimit të gjykatës dhe hedh poshtë seriozitetin e zbatimit të vendimeve të dhëna nga drejtësia në vend.

Ndonëse Kërrnaja lëviz lirshëm çdo ditë të mundshme, policia lokale nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar Kërrnajën apo respektuar vendimin gjyqësor. Drejtësia është e barabartë për të gjithë, ndaj Policia e Shtetit e Tropojës, Prokuroria pranë Gjykatës së Posaçme duhet të veprojnë që Kërrnaja të zbatojë vendimin gjyqësor.

“Dua të bëj një denoncim publik që lidhet me një shkelje të rëndë të vendimit gjyqësor nga një funksionar lokal në Tropojë. Zëvendës-kryetari i Bashkisë Tropojë, z. Abedin Kërrnaja, është me masë sigurie “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme më 06.09.2024 (Vendimi nr. 112). Megjithatë, ai shfaqet çdo ditë në qytetin e Bajram Currit duke lëvizur i lirë, në kundërshtim të plotë me vendimin gjyqësor. Në një video të regjistruar sot, ai shihet duke u takuar hapur me punonjës të Bashkisë Tropojë si dhe me drejtorin e Spitalit të Tropojës, z. Kujtim Rexha. Policia lokale është plotësisht në dijeni të kësaj situate, por për arsye të pashpjegueshme nuk vepron. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, që dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe promovon pandëshkueshmërinë. Kërkoj publikimin e këtij rasti për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të nxitur institucionet që të reagojnë”, shkruan qytetari.

Abedin Kërrnaja së bashku me kryebashkiakun e Tropojës Rexhë Byberi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe prefektit të Qarkut Kukës, duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 lekësh.

“Konkretisht për kryerjen e punimeve të cituara më sipër, në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh. Konkretisht në nenin 15 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) janë saktësuar dokumentet tekniko-ligjor që duhen depozituar në sistemin e-leje, gjatë aplikimit të kërkesës për leje ndërtimi të infrastrukturës. Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës sic janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit  të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. Ky bashkëveprim parashikohet në nenin 20, pika 6 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar).” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Tags: Abedin Kërrnajaarrest ne shtepiBashkisë së TropojësGJJKOspak
Previous Post

Klubi shqiptar në Gjermani Bessa Essen prezanton fanellat për sezonin 2025/26

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
Klubi shqiptar në Gjermani Bessa Essen prezanton fanellat për sezonin 2025/26

Klubi shqiptar në Gjermani Bessa Essen prezanton fanellat për sezonin 2025/26

June 22, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

June 18, 2025
Kadri Morina, siguracioni i Ramës: 1 milion euro pa garë, nga burgjet tek vilat e qeverisë dhe pikturat tek makinat

Kadri Morina, siguracioni i Ramës: 1 milion euro pa garë, nga burgjet tek vilat e qeverisë dhe pikturat tek makinat

June 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës “thyhen” arrestin shtëpiak të caktuar nga GJKKO

VIDEO/ Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës “thyhen” arrestin shtëpiak të caktuar nga GJKKO

June 22, 2025
Klubi shqiptar në Gjermani Bessa Essen prezanton fanellat për sezonin 2025/26

Klubi shqiptar në Gjermani Bessa Essen prezanton fanellat për sezonin 2025/26

June 22, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al