Partizani e ka nisur me një barazim 1-1 vitin 2024 në testin e parë miqësor në Antalia kundër Volendam, skuadrës nga elita e futbollit holandez.
“Demat” arritën të dominon thuajse të gjithë sfidën, me golin që erdhi në minutën e 68’ nga 20-vjeçari Luis Birçaj, por vetëm 4 minuta më vonë me Buth pas një gabimi në mbrojtje nga Sembene.
Kështu Shehi debuton me një barazim në krye të Partizanit, në një sfidë jo zyrtare, teksa takimi i radhës do të jetë përballë Neftçi Baku pas 4 ditësh, sërish në Antalia, aty ku të kuqtë po kryejnë fazën përgatitore.
PARTIZANI 1-1 VOLENDAM
Birçaj 68′ / Buth 72′
NGJARJET KRYESORE:
90+4′ Mbyllet sfida në barazim 1-1!
84′ Janjeva provon me një gjuajtje me kokë, por mbrojtësi nuk shënjestron kuadratin. (VIDEO)
77′ Zëvendësim nga Partizani. Largohet Sembene dhe në vendin e tij futet Janjeva.
72′ GOL VOLENDAM 1-1/ Sembene gabon në zonë dhe Buth nuk gabon përballë Qirkos. (VIDEO)
68′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Birçaj godet me kokë pas krosimit nga këndorja dhe e dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
64′ Zëvendësim te Partizani. Largohen Rrapaj dhe Mensah, në vendet e tyre futen Birçaj dhe Vila.
59′ Rrapaj provon me një goduitje potente nga distanca, e cila shkon shumë pranë portës. (VIDEO)
53′ Mensah provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
46′ Tre zëvendësime nga Partizani. Largohen Buxhelaj, Mehmeti, Keko. Në vendet e tyre futen Atanaskoski, Murataj, Taipi.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
39′ Mehmeti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
35′ Cara provon me një gjuajtje me të djathtën, me portierin kundërshtar që arrin ta ndalë topin. (VIDEO)
30′ Maget shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
28′ Maget provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon shumë lartë portës. (VIDEO)
9′ Rrapaj provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)
1′ Starton sfida!