Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

admin by admin
September 5, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

E nëse Elbasani i Superiores do tentojë deri në infinit të hyjë në Final 4 (shumë shumë e vështirë), e djathta e bërë corap e këtyre kohëve në Elbasan, e jo vetëm aty xhanëm, ka hyrë shpejt. Madje, ka nisur të fusë drithërimën e madhe te Llatja e Kushi e gjithë makinerisë së rëndë socialiste që i vjen pas.

PD, në lëmin e shumë xhaketave të kthyera, të shpërblyera vetëm për prezencë intensive në Rrugicën e Shpresës, për zgjedhjet e ardhëshme vendos të bëjë GOL duke cuar në krye të qarkut si drejtues politik, një Fitues, Ervin Salianjin!E vetmja shpresë për të kapur një qark si fitues, I vetmi opsion për të rikthyer Elbasanin pas shumë vitesh nën komandën blu, dhe I vetmi indikacion që ka nisur të tmerrojë Ramën për atë Qark. Pjesa tjetër e listës që shpalli Muli e Gazi, janë thjesht e vetëm emra copy-paste, lehtësisht të kapërcyeshëm dhe thjeshtësisht të mirëpranuar edhe nga kampi I pushtetit, apo nga kampi I potencës së lekut dhe manovrës konstante fituese!
Ka marrë shumë përsipër Gaz Bardhi në Fier, që me gjithë pasionin e artikulimin e ashpër, apo retorikën politike që nuk I mungon, mund të tentojë të ngushtojë diferencën por vetëm kaq. Të mendosh që PD do të fitojë në Fier është njësoj sikur të perceptosh që Taulanti pa portofol mund të zërë vendin e…Silvinjos.

Ndoshta Tirana, që gjithsesi mbetet një armë e fortë e makinerisë Rama, pas së cilës operon mekanizmi 5-d I zgjedhjeve, me Belindin mund të konfirmojë ose jo një raport me ndryshe të mandateve. Pjesa tjetër e drejtuesve politikë në Qarqe për këtë opozitë mbetet një tjetër souvenir shpërblyes I doktorit për Ramën. Oferta që u shkon shqiptarëve mbetet sërish një menu e vjetër!

PD ka vetëm një shans të fitojë të vetmin qark: Elbasanin, këtë radhë me Salianjin e precedentëve elektoralë me të që askush nuk I mendonte, e akoma më pas ti pranonte edhe pse ishin bërë fakt.

Pse Salianji është I kuotuari më favorit në një qark që tërë kohës I është afruar X-it?

Sepse Korca më parë, dhe Kavaja së fundmi janë tregues të një kimie politike, edhe nën “prangosjen” e pushtetit, apo akoma më shumë të një bashkëjetese të vazhdueshme të pushtetit, jo me shtetin, por me faktorë jashtë tij, të fuqizuar tërësisht, dhe që në momentin e duhur vihen në dispozicion të sistemit, dhe akoma më tej!

Salianji mbetet i vetmi opsion që do të mund ti shpëtojë fytyrën opozitës së liderit të arrestit shtëpiak. Kjo është pak, por e sigurtë. Kanë tentuar deri në fund në një mënyrë apo tjetër që ta shmangnin një ardhje të tij në atë qark, por për rethana të ndryshme ai është aty. Një risk më vete për zinxhirin socialist të qarkut, një sprovë tejet e vështirë për bazën e mbetur opozitare, por edhe për atë në pushtet. Tashmë, Elbasani do të ketë tjetër melodi politikbërjeje dhe servirjeje mes faktit dhe ofertës. Ka rihyrë edhe opozita politike në Superiore, përvec Elbasanit të futbollit. Dhe me ardhjen aty të Salianjit, ka zbehje, dhe mbi të gjitha një skenar më shumë për të alokuar më shumë buxhet e potencial sepse këtë Radhë muri opozitar do të jetë shumë herë më i fortë. E ku natyrisht, Elbasani mund ta shkëpusë seriozisht pushtetin nga shteti, dhe të rikthejë balancat e humbura krejtësisht në rang kombëtar. Njëherësh edhe për vetë drejtuesin e ri politik nuk është aspak një sfidë e lehtë, por mbetet një motiv akoma më inkurajues për tu përballur me rrezikun eminent në çdo drejtim. Kush e njeh Ervinin, e deshifron më qartë prezencën e tij atje në këtë garë të tmerrshme për socialistët që do të jetë një Kurum i dytë për fatet politike të këtij qarku që prej vitesh mbetet nën komandën e Ramës.

Të vetmin që nuk deshnin në Elbasan ishte ai, Arkitekti fisnik i rikthimit të fisnikërisë politike në Kavajë. Por, tashmë e kanë përballë, dhe ndoshta që nga kjo e mërkurë XANAXI anti-ankth mund të jetë shtuar në shtëpitë e strukturës më të lartë rozë në këtë qark që tashmë do tu duhet të ndeshen me një tjetër stil, qasje, por edhe fizionomi politike, deri më sot fituese, dhe aspak disfatuese.

Pjesa tjetër e lidershipit politik që PD zgjiodhi për betejën elektorale të vitit të ardhshëm, përjashto pak Tiranën, e ndoshta disi Fierin vetëm në një ridimensionim numrash, mbetet thjesht dhe vetëm një ndeshje kontrolli stërvitore për Ramën. Më shumë se për zgjedhjet në nivel kombëtar, e më shumë se frikën nga SPAK, apo firos politike nëse Dumani zgjedh të veprojë ndryshe, Rama nuk ka më problem Tiranën tanimë, as Shkodrën, aq më pak Durrësin. Tashmë ai vetë po shton vizat vetëm për Elbasanin…!

Previous Post

EMRI/ Krimi në Shënavlash, kush është 25-vjeçari i arrestuar që ndihmoi Esmerald Ballën të hidhte babin në pus

Next Post

Skandali/ Punonjësit e OSHEE-së pranojnë se i marrin urdhrat nga Tom Doshi (Dëshmia në Gjykatë)

Next Post
Skandali/ Punonjësit e OSHEE-së pranojnë se i marrin urdhrat nga Tom Doshi (Dëshmia në Gjykatë)

Skandali/ Punonjësit e OSHEE-së pranojnë se i marrin urdhrat nga Tom Doshi (Dëshmia në Gjykatë)

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

6 kg heroinë! Arrestohen 4 punonjës policie të kufirit në Kapshticë, pranga dhe drejtuesit të automjetit

6 kg heroinë! Arrestohen 4 punonjës policie të kufirit në Kapshticë, pranga dhe drejtuesit të automjetit

June 8, 2025
Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari!

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari!

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al