Monday, May 12, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, ja cili ekip humbet ndeshjen në tavolinë. Partizani…

Editor by Editor
December 15, 2023
in Sport
0
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, ja cili ekip humbet ndeshjen në tavolinë. Partizani…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF, publikoi vendimet në lidhje me aktivitetet e javës së fundit në futbollin shqiptar. Bie në sy se Shënkolli humbet ndeshjen ndaj Murlanit 0-3 në tavolinë për shkak të mospërmbushjes së përgjegjësive për rendin dhe sigurinë.

Nga ana tjetër, lojtari i Shënkollit, Anton Lleshi pezullohet për 15 ndeshje për shkak të sulmit fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, akt që solli edhe ndërprerjen përfundimtare të sfidës.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

KF Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 6/3/j, 16/1 dhe 17/1/c të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Murlani dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Në zbatim të Neneve 6/3/i, 6/3/j, 17, 32, 33, 45, 46, 61 dhe 77 të KDE, KF Shënkolli përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

Lojtari i KF Shënkolli, Anton Lleshi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Tomorri, Samuel Solomon, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i KF Shënkolli U-16, Hasan Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Shkodra U-19, Kolin Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Laberia FC U-19, Gani Kakaçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Triumph U-19, Albjon Tafili, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Devis Meçollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Flavio Demollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Evans Çuni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Aldo Duro, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Partizani U-14, Ermal Serjani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

Previous Post

Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj u dorëzua kur shkoi drejtori. Ia hodhën prangat në qeli…

Next Post

Gjunkshi: Vrasja në burgun e Peqinit pasqyron cënimin e rendit dhe sigurisë

Next Post
Gjunkshi: Vrasja në burgun e Peqinit pasqyron cënimin e rendit dhe sigurisë

Gjunkshi: Vrasja në burgun e Peqinit pasqyron cënimin e rendit dhe sigurisë

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Foto/ Sherr në një qendër numërimi në Kukës, policia tenton të ndalojë të riu

Foto/ Sherr në një qendër numërimi në Kukës, policia tenton të ndalojë të riu

May 12, 2025
Numërohet kutia e parë në Tiranë, PD kryeson në Njësinë 2 me 123 vota, PS 91 vota

Numërohet kutia e parë në Tiranë, PD kryeson në Njësinë 2 me 123 vota, PS 91 vota

May 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al