Henrik Hoxha, i konsideruar si “ushtar” i Nuredin Dumanit, ka bërë një kërkesë në seancën paraprake në GJKKO, në kuadër të operacionit të koduar ‘’Plumbi i Artë”.
Mësohet se nëpërmjet avokatit të tij, ai ka kërkuar që t’i kthehet statusi i bashkëpuntorit të drejtësisë. Henrik Hoxha u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në prill të vitit të kaluar, por me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, iu hoq në muajin korrik.
Në përmjet avokatit të tij, Henrik Hoxhaj ka pretenduar në gjykatë se ka qënë bashkëpuntori më i drejte pasi ka treguar ngjarje dhe detajë nga krimet më shumë se çdo bashkëpuntor tjeter.
Me heqjen e statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.