Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur në atentat në Vlorë vitin e kaluar, ka lënë Spitalin e Traumës.
Hajrulla qëndroi për më shumë se një muaj pasi u plagos me 24 plumba. Kejvin Hajrulla, punonjës në një call center, nuk ka asnjë rekord kriminal.
Para hetuesve , ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.
Ai është kushëri i Inez Hajrulla, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar atentateve, dhe dyshohet se goditja ka ardhur pikërisht prej tij.
Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në 2018.
Inez Hajrulla është në përplasje të forta me Bernard Sinamatin që njihet si kreu I grupit kundërshtar. Sinamatit iu vra me snajper nipi Gëzimi në janar të 2024 teksa ndodhej në ballkonin e pallatit.