Dafina Zeqiri, e cila është në pritje të ëmbël dhe po bën pauzë nga muzika, u përfol këto ditë se ka prishur raportet me menaxherin e saj, Pëllumb Çitakun.
Ndonëse kanë bashkëpunuar gjatë, duket se tashmë rrugët mes tyre janë ndarë. Ajo e ka larguar edhe nga lista e ndjekësve, ku vërteton çdo gjë në lidhje me këto supozime.
Mirëpo teksa ka marrë shkasë nga zhurma që u bë, artistja ka reaguar me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Ajo mbështet një shkrim të MTV Kosova, ku thotë se po bën një jetë të qetë e të menduar.
“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë”, thuhet në postimin që shpërndau,” u shpreh ajo.