Sunday, May 11, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

U ndanë me shumë bujë, të 2 në BBVIP. Për kë bëhet fjalë?!

Editor by Editor
December 11, 2023
in SHOWBIZ
0
U ndanë me shumë bujë, të 2 në BBVIP. Për kë bëhet fjalë?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se “BBV” do të startojë në vitin 2024 dhe jo në dhjetor.

Megjithatë, përmes këtij postimi nuk i dhanë më shumë informacione për datën apo muajin që do fillojë ky “reality shoë”, duke e bërë më kuriozë publikun, të cilit nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të presë edhe disa ditë që të zbulohen detajet e reja. Ndërkaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë pjesë e kësaj gare.

“Panorama” solli javën e shkuar, edhe emrat e parë që janë konfirmuar tashmë si banorë të kësaj shtëpie. Emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality shoë. Aktualisht Albi është pjesë e “Dancing ëith the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të dielë, krah Kiara Titos.

Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami. Prej disa vitesh, Adel ka vendosur të jetojë në SHBA, duke u distancuar disi nga zhurma mediatike e vendit tonë. Duket se Adel këtë herë ka vendosur të rikthehet për publikun, këtë herë si konkurrente e “Big Brother”.

Ndërkaq, një tjetër balerinë që përflitet si konkurrent është edhe ai i Gracianos. Aktualisht, Graciano kërcen me Fifin te “Dancing ëith the Stars”. Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime. Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhëtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera. Duket se dy ishpartnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre.

Me gjasa, ky do të jetë edicioni i femrave seksi, pasi ftesë ka marrë përsëri edhe Roza Lati, Lei Kraja, si dhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase duket se e ka pranuar këtë ftesë, ku do të bëhet pjesë e garës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. Sakaq, prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se këtë sezon të ri të “Big Brother Vip” nuk do ta prezantojë Arbana Osmani.

Mirëpo në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë ajo përmes një postimi në “Instagram”. Ajo duket se iu mbylli gojën të gjitha zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i “BBV3”. Modeartorja thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te ‘Piramida’”, e mbyll Arbana, duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga “Top Channel”. Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.

Më pas zërat nisën të flisnin se moderimi i “BBVA” mbetej i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar. Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm. Një emër që mendohet se mund t’i besohet “BBVA-3” është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “Top Channel”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing ëith the stars”. Më herët, Arbana Osmani ishte në qendër të lajmeve rozë edhe për shkak të një krisje të mundshme që u tha se mund të kishte ndodhur me çiftin më të ri të shoëbizz që lindi pikërisht nga “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Madje, aq e papritur dukej kjo lëvizje e Luizit, sa që edhe vetë çifti nuk e ka kuptuar, deri kur doli lajmi. Kjo për faktin se si Arbana ashtu edhe Edi, vijonin ta ndiqnin, ndonëse ky i fundit i kishte larguar.

Ndërkohë, në komentet e tij në rrjetet sociale, Luizi u shpreh se do ti vinte rradha edhe Efit. Por, kjo e fundit ka vepruar e para. Veç dinamikave që vetë Luizi ka pasur me disa nga ish-banorët, shumë pikëpyetje ngriti pikërisht largimi i Arbanës dhe i Eduartit. Në rrjet komentuesit kanë shkruar se çifti nuk ka qenë asnjëherë pro idesë që këngëtari të vinte si opinionist në edicionin e ardhshëm të “Big Brother”. Ndonëse është ende herët të flitet për pozicionet e reja, ndjekësit kanë pretenduar se është kjo arsyeja.

Previous Post

Rama i ashpër me deputetët/ Paralajmëron zgjedhje të parakohshme?!

Next Post

“Ushtari” i Dumanit kërkon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Next Post
“Ushtari” i Dumanit kërkon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

“Ushtari” i Dumanit kërkon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

May 10, 2025
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

May 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al