Zamir Dule, gazetar i njohur i kronikës së zezë është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët, pasi gazetari iu nënshtrua së fundmi një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Dule përcillet për në banesën e tij të fundit në fshatin Miras të Korçës.
Zamir Dule ka punuar si korrespodent pranë gazetës Koha Jonë për qarkun e Korçë gjatë viteve 1993-1997. Më vonë ai u transferua në Tiranë, ku mbulonte sektorin e kronikës së zezë për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Por gjatë viteve 1997 ai u tërhoq nga profesioni i tij, pasi u dhunua barbarisht nga policia, duke i lënë edhe pasoja në shëndetin e tij mendor.
Për pasojë, Dule u zhvendos në vendin e tij të lindjes, kur për vite të tëra jetoi me vëllain e tij, i cili u kujdes për gjendjen shëndetësore të gazetarit, pasi shëndeti i tij përkeqësohej vazhdimisht.