Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turizëm pa trashëgimi/ Durrësi çel sezonin me muze të mbyllur

Editor by Editor
June 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Turizëm pa trashëgimi/ Durrësi çel sezonin me muze të mbyllur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tabela e përmasave të mëdha në hyrje të muzeut Arkeologjik të Durrësit ka mbetur njëlloj si tre vjet më parë, kohë kur filluan punimet e restaurimit të tij me një financim 348 milionë lekë nga programi EU4Culture i Bashkimit Europian.

Aty ka ndryshuar tre herë vetëm data e përfundimit të parashikuar të rikonstruksionit. Fillimisht afati i përfundimit të punimeve ishte në nëntor 2023. Më vonë u shty në shkurtit 2024 dhe prillit 2025, dhe tashmë është shtyrë përsëri për fundin e muajit korrik.

Po ky nuk është muzeu i vetëm që do ti mbajë dyert e mbyllura për turistët gjatë sezonit veror të këtij viti.

Vonesat disavjeçare në restaurimet e muzeve të Durrësit, i kanë mbajtur larg syve kureshtar të publikut objektet e trashëgimisë kulturore në qytetin antik.

Muzeu Arkeologjik, i përuruar për herë të parë në vitin 2003, restaurohet për të dytën herë në 15 vjetët e fundit, dhe vonesat në punime janë të përsëritura.

“Megjithëse interesimi i turistëve të huaj ka ardhur duke u rritur, ne e ndjejmë veten në vështirësi, kur i informojmë ata se Muzeu Arkeologjik më i madh i vendit është i mbyllur,” tha për BIRN Bjordi Xhafa, një udhërrëfyes turistik nga qyteti bregdetar.

“Koha e turit kulturor në Durrës tani nuk i kalon të dy orët, shumë, pasi përveç Muzeut Arkeologjik, edhe Muzeu Etnografik, vazhdon t’i nënshtrohet rikonstruksionit,” shtoi Bjordi.

Sipas udhërrëfyesit te ri, Termat Romake, gjithashtu nuk mund të vizitohen për shkak të punimeve restauruese në Teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Monumenti i shekullit të dytë pas erës sonë dhe teatri modern i qytetit bashkëjetojnë që nga viti 1965, kur Termat u zbuluan nga arkeologët në themelet e godinës së teatrit.

Grupet turistike të interesuara për trashëgiminë kulturore të vendit tonë, e vazhdojnë më tej udhëtimin edhe në dy shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor – Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Sidoqoftë, numri i vizitorëve në Durrësin antik është rritur nga viti.

“Që nga fillimi i këtij viti Amfiteatri antik dhe Torra Veneciane janë vizituar nga 13,500 turistë vendas dhe të huaj gjithsej,” tha për BIRN drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohito.

“Në të dy objektet që vizitohen kundrejt biletës, në këto pesë muaj janë rreth 2,300 vizitorë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar,” shtoi ai.

Sipas të njëjtit burim, restaurimi i Muzeut Arkeologjik do të përfundojë, kur të rikrijohet pavijoni i antikitetit në katin e parë të godinës, dhe të krijohet për herë të parë pavijoni i Mesjetës, shumë pak i njohur në historinë e qytetit bregdetar.

Kati i sipërm i godinës, do të shërbejë për takime didaktike, ndërsa oborri do të kthehet në një park të vogël arkeologjik, gjithçka e parashikuar në kontratën e restaurimit.

“E gjithë kjo do të kërkojë kohën e vet,” u shpreh drejtori Ramohito.

Durrësit pritet ti rikthehet edhe godina “Monument kulture”, që njihet si Muzeu Etnografik dhe “Shtëpia e Aleksandër Moisiut”.

“Jemi të kënaqur me cilësinë e punimeve restauruese, të cilat kanë mbërritur në stadin e instalimit të ndriçuesve”, tha për BIRN Alketa Tragaj, drejtore e Qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.

“Po përgatisim rikthimin e fondit të veprave të artit, objekteve etnografike dhe stendave kushtuar Moisiut,” shtoi Tragaj, duke kujtuar se kur tërmeti i nëntorit 2019 dëmtoi rëndë ndërtesën, gjithçka u strehua në mjediset e teatrit.

Megjithatë, e ardhmja e banesës, e cila i është rikthyer pronarëve të ligjshëm, nuk është vendosur ende.

Drejtuesit e kulturës në Durrës po kërkojnë një zgjidhje optimale për objektin e shekullit të 19-të që ndodhet ngjitur me muret e fortifikimeve mesjetare.

Mungesën e dy muzeve më të mëdhenj të qytetit pritet ta plotësojnë sadopak ekspozitat e hapura vitet e fundit, nga disa specialistë të apasionuar pas historisë së re të qytetit.

Brunilda Liçaj, pedagoge në Universitetit “Aleksandër Moisiu” tha për BIRN, se megjithëse i mungon mbështetja financiare, ekspozita “Turistë të përgjuar”, e cila funksionon që nga viti i kaluar në qendër të qytetit ka ngjallur mjaft interesim në grupet e turistëve të huaj.

Materialet dhe intervistat janë përmbledhur në një dokumentar, që mund ti japë një shtysë tjetër vizitave në ekspozitën me objekte të vizitave në Shqipëri të turistëve që përgjoheshin nga Sigurimi i shtetit.

Njëlloj edhe ekspozita private MuzehLab, që është hapur disa vite më parë. Megjithëse këto ekspozita janë të lavdërueshme, operatorët turistikë theksojnë se nuk mund të zëvendësojnë muzetë.

“Por mungesa e përsëritur e dy muzeve më të rëndësishëm për historinë e qytetit antik nuk mund të zëvendësohet lehtë,” tha Bjordi Xhafa./

/ BIRN /

Tags: Durresmuzetrashegimi kulturore
Previous Post

Vrasja e Ermir Dedjas, arrest me burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin

Next Post

Largohet nga detyra shefi i Komisariatit të Himarës

Next Post
Largohet nga detyra shefi i Komisariatit të Himarës

Largohet nga detyra shefi i Komisariatit të Himarës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025
Skandali i FSHF me biletat! Shiten zyrtarisht vetëm 20 400 bileta

Skandali i FSHF me biletat! Shiten zyrtarisht vetëm 20 400 bileta

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al