Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi 1.4 MLN Euro, Lali Eri ia jep Lulzim Qefalisë për asfaltin e “Sabaudin Gabranit” në Yzberisht

Editor by Editor
March 2, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi 1.4 MLN Euro, Lali Eri ia jep Lulzim Qefalisë për asfaltin e “Sabaudin Gabranit” në Yzberisht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tender i Bashkisë Tiranë që zhvillohet për herë të tretë pas dy anulimeve ka shpallur fitues kompaninë që ka dhënë ofertë anomalisht të ulët. Është një nga ato prokurimet me shifra të larta, ku lëvizjet dhe manipulimet e shifrave tregojnë marzhin e lartë të korrupsionit. Kjo aferë e radhës e Lali Erit ka nisur procedurat qysh në nëntor të vitit 2023.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikualifikimi urban i zonës informale që kufizohet nga rrugët “Sabaudin Gabrani – Jonuz Rama, Hamdi Cullhaj – Damian Himarioti – Bari Ishka-Vasfi Samimi – Alush Elmaz Taka”. Për këtë tender janë vënë në dispozicion  rreth 147,489,225.86 lekë dhe afati nga nënshkrimi i kontratës është 10 muaj.

Sikur thamë gara është hapur më datë 13 nëntor 2023 dhe zhvillimi i tenderit është bërë më datë  4 dhjetor 2023. Tenderi është anuluar dy herë, por nuk tregohen arsyet e këtyre vendimeve nga Bashkia Tiranë.

Ndryshe nga dy herët e anuluara, Lali Eri ka bërë njoftim “Rishpallje tenderi me njoftim fituesi” më 1 mars 2024. Pra, me me buxhetin e vitit 2023, me vendimin e Këshillit Bashkiak të dhjetorit të vitit 2022, do të vazhdojë asfaltimi i rrugicave të Yzberishtit në Njësinë nr 6 në Tiranë. Ecuria e prokurimit e vë në dyshim se si do të shkojnë punimet, sa do zgjasin dhe sa cilësore do të jenë.

Tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania për të treguar riskun e korrupsionit.

Për shkak se fondi limit ishte joshës, për tenderin kanë shfaqur interes një numër i lartë kompanish, konkretisht 23 oferta janë dorëzuar mbi tavolinën e komisionit të Lali Erit. Ndryshe nga tenderët e tjerë me vlera të larta, ku Lali Eri i fshin të gjitha kompanitë dhe lë vetëm fituesin e paracaktuar, këtu ka ndodhur një çudi. Këtë radhë ka fituar kompania që ka dhënë ofertën më të ulët. Madje propozimi i saj është shumë i ulët sa e bën të dyshimtë prokurimin.

Firma DAJTI PARK 2007 SHPK me pronarë Lulzim Qefalinë dhe Desart Kalanë u shpall fituese me ofertën 88 494 661 lekë.

Gjëja e parë që të bie në sy në dokumentin e mëposhtëm, formulari i shpalljes paraprake të fituesit: propozimi i kompanisë 88,494,661.50 lekë është dukshëm i ulët krahasuar me fondin limit, rreth 600 milionë lekë më pak.

Këtu lind pyetja: Si e ka përllogaritur fondin limit Lali Eri? Sigurisht që mund të jetë bërë më i lartë se sa janë çmimet e materialeve, të punës që do të kryhet, por një shifër 600 milionë lekë më e lartë është jashtë logjikës.

Sipas ligjit mbi prokurimet, kjo quhet “ofertë anomalisht e ulët” dhe duhet skualifikuar.

Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 56 të Ligjit të Prokurimit Publik, oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% e fondit limit të përllogaritur. Në rastin kur janë të vlefshme tre ose më shumë oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP, oferta vlerësohet anomalisht e ulët nëse vlera e saj do të jetë më e vogël se 85% e mesatares së ofertave të vlefshme.

Meqenëse kjo ofertë është pranuar, atëherë rrugicat e kësaj lagjeje, siç paraqiten në skemën më poshtë, pritet të asfaltohen shkel e shko, ose operatori ekonomik fitues do të bëjë pas pak javësh kërkesë për shtesë fondesh, siç ndodh rëndomë.

Para tre vjetësh Kryebashkiaku u mburr duke inspektuar investimin në Rrugën “Sabaudin Gabrani”, e cila me sa duket nuk paska përfunduar por po bëhet gropë për buxhetin e Bashkisë.

 

Sa për tenderin e ri me “ofertë anormale”, duket se është një situatë që “negociohet” më vonë dhe i jep zgjidhje Lali Eri, sepse në lojë futen lidhjet politike. Vëllai i njërit prej pronarëve është politikani Xhemal Qefalia, që sigurisht ka ndikimin e tij.

 

Ndërkohë, pronari tjetër është Desart Kalaja që u fut në këtë kompani pasi babai i tij Ylber Kalaja i dhuroi aksionet, për të fshehur abuzimet e veta. Ylber Kalaja është i dënuar për korrupsion në tendera. Ylber Kalaja është dënuar pasi ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve me anë të kompanisë “Vllaznia”. Pas dënimit ndryshoi emrin firmës së tij nga “Vllaznia” në “Dajti Park 2007”, ndërsa i dhuroi 50% të aksioneve djalit të tij Desart Kalaja.

Këta janë bashkëpunëtorët e preferuar të Lali Erit me të cilët ndan paratë e mbledhura nga taksapaguesit kryeqytetas! Raportimi për tenderin e mësipërm, ashtu si në shumë raste të tjera, do të jetë një sinjal për auditin e KLSH dhe prokurorët e SPAK-ut.

Previous Post

Tragjedia me dy viktima në Lushnjë/ Familja Hoxha hap dyert e mortit

Next Post

Moviola e Partizani-Kukësi/ Ndërhyn Hamiti nga VAR-i por Bastari vendos si duhet që nga fusha (VIDEO)

Next Post
Moviola e Partizani-Kukësi/ Ndërhyn Hamiti nga VAR-i por Bastari vendos si duhet që nga fusha (VIDEO)

Moviola e Partizani-Kukësi/ Ndërhyn Hamiti nga VAR-i por Bastari vendos si duhet që nga fusha (VIDEO)

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…
AKTUALITET

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

by Editor
May 10, 2025
0

Blogeri i njohur Olti Curri, në një postim të fundit në Facebook, ka ngritur një pyetje interesante për Ilirjan Celibashin,...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

7 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

7 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

May 10, 2025
Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti

Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti

May 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al