Thursday, June 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tender me erë korrupsioni! E komanduara Anuela Ristani në gjurmët e Veliajt / Dokumentat

Editor by Editor
June 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Tender me erë korrupsioni! E komanduara Anuela Ristani në gjurmët e Veliajt / Dokumentat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anuela Ristani, e komanduar në krye të Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt, ka iniciuar një proces tenderimi për ri-mobilimin e zyrave të institucionit. Fondi i parashikuar për këtë prokurim arrin në 465 milionë lekë, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Nisma përfshin një gamë të gjerë pajisjesh mobilimi, duke filluar nga poltron rrotullues për drejtuesin, rafte librash, tavolinë ovale e ngjashme me atë të Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, e deri tek pasqyra për tualetet e zyrave.

Procedura e prokurimit, e autorizuar nga Komisioni i Tenderit në Bashkinë e Tiranës, është ndarë në dy lote. Loti i parë, i titulluar “Pajisje për zyra”, ka një vlerë të parashikuar prej 15,408,601 lekë pa TVSH. Loti i dytë, “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, ka një fond limit prej 31,074,357 lekë pa TVSH. Vlera totale e kontratës pritet të jetë 46,482,958 lekë pa TVSH, që përkthehet në rreth 473,784.09 Euro pa TVSH.

Afati i dorëzimit të mobiljeve, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit, duke sugjeruar një periudhë të konsiderueshme kohore për përmbushjen e kërkesave të mobilimit të zyrave të kryetares.

Specifikimet e kërkuara për mobilim

Në dokumentet e tenderit janë detajuar specifikime të larmishme për 58 artikuj mobilimi. Për zyrën e kryetares kërkohet një “Poltron rrotullues” me tapiceri lëkure ekologjike, shpinore të lartë, mekanizëm fiksues pozicionesh, krahë anësore, piston me gaz për rregullimin e lartësisë dhe bazament metalik ose plastik me pesë degëzime dhe rrota sferike. Poltroni duhet të përmbushë standardet “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”.

Po ashtu, kërkohet një tavolinë mbledhjeje ovale, e ngjashme me atë të Shtëpisë së Bardhë, etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi me hapje “shty dhe tërhiq”, garderobë, komplet kolltuqesh (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri lëkure ekologjike, shpërndarës ushqimi me rrota, poltron pritjeje dyvendësh, raft për bibliotekë, raft lodrash, mobilje për kuzhinë me lavaman të inkuadruar dhe frigorifer. Edhe pasqyrat e tualetit do të jenë të reja, me xham cilësor dhe ngjyra të përcaktuara në momentin e lidhjes së kontratës. Mobiljet duhet të jenë të paketuara mirë dhe me korniza druri për transport të sigurt.

Një element tjetër i veçantë është kërkesa për një kasafortë me strukturë të sigurt, me trashësi jo më pak se 1.5 mm, dy ndarje horizontale të brendshme dhe derë të pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Ankesa në KPP pezullon procedurën

Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave ishte vendosur për datën 23 qershor 2025. Megjithatë, procedura e tenderimit është pezulluar përkohësisht pas një denoncimi të paraqitur në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Më 2 qershor 2025, një kompani prodhuese mobiljesh nga Tirana, e interesuar për të marrë pjesë në tender, ka ankimuar në KPP kriteret e vendosura nga komisioni i Bashkisë së Tiranës. Kompania pretendon se kriteret janë “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet publike.

Një nga pikat e kontestuara është kërkesa për testimin e mobiljeve në laboratorë jashtë vendit, me një kosto prej rreth 10,000 Euro. Ankuesi argumenton se në Shqipëri nuk ka subjekte të akredituara për testimin e mobiljeve dhe se kjo kërkesë, përveç kostos së lartë, kërkon edhe një periudhë kohore të gjatë prej të paktën 3-4 muajsh për prodhimin dhe dërgimin e mostrave jashtë vendit. Kompania e ankuesit sugjeron se kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit dhe mund të favorizojë operatorë ekonomikë që mund të kenë pasur informacion paraprak mbi specifikimet teknike.

Kritika të tjera lidhen me tonazhin e kërkuar të automjeteve për transportin e mobiljeve (mbi 1.5 ton), të cilin ankuesi e konsideron kriter diskriminues dhe pengues, si dhe me kërkesën për ambiente prodhimi/magazinimi jo më pak se 1000 m2. Ankuesi thekson se bizneset e mobiljenisë janë të pajisura me leje mjedisi që lëshohet pas kontrollit të ambienteve, duke e konsideruar kërkesën e bashkisë si burokratike dhe të panevojshme.

Kompania ankuese ka kërkuar pezullimin e procedurës së tenderimit deri në shqyrtimin e plotë të ankesës nga KPP. Rastin e ndërmarrjes së kësaj procedure tenderimi nga Anuela Ristani e ndërmjetësoi komandimi i saj në krye të bashkisë nga Kryeministri Rama pas arrestimit të Erion Veliajt në 11 shkurt 2025 për akuza korrupsioni.

/Gijotina.com/

Previous Post

BE kritika Serbisë dhe Kosovës, Kos: Formoni institucionet, Vuçiç gaboi kur shkoi në Moskë

Next Post

Inzaghi largohet nga Interi dhe firmos me Al Hilal në Arabi

Next Post
Inzaghi largohet nga Interi dhe firmos me Al Hilal në Arabi

Inzaghi largohet nga Interi dhe firmos me Al Hilal në Arabi

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij
AKTUALITET

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

by Editor
June 2, 2025
0

Një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve shqiptare u bë virale në rrjet. Në...

Read moreDetails
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

November 30, 2023
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fabrika e gazit në Porto Romano zgjerohet pa distanca sigurie/ Komuniteti në alarm, Rama ia “fali” zonën një 21-vjeçari

Fabrika e gazit në Porto Romano zgjerohet pa distanca sigurie/ Komuniteti në alarm, Rama ia “fali” zonën një 21-vjeçari

June 5, 2025
Saga e vrasjeve, Alibej: Nisi pasi dhashë vendndodhjen e Talo Çelës

Saga e vrasjeve, Alibej: Nisi pasi dhashë vendndodhjen e Talo Çelës

June 5, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al