Thursday, May 15, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tender me analiza false, drejtori i Veliajt rrezikon qytetarët për aferën 640 mln lekë

Editor by Editor
February 13, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tender me analiza false, drejtori i Veliajt rrezikon qytetarët për aferën 640 mln lekë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në drejtimin e Elton Kacidhes dhe në varësinë e Erion Veliajt, përveçse është një institucion që shpërdoron shumë para, është kthyer edhe në një rrezik për jetën e qytetarëve.

Është diskutuar vazhdimisht mungesa e furnizimit 24 orë, që vazhdon të mbetet një premtim elektoral Lali Erit, por edhe për cilësinë, sepse nga rubinetat nuk del ujë i pijshëm. Pra, edhe atë pak ujë që iu çon dy herë në ditë, administratori Kacidhja po e përzien me klor të dëmshëm.

Behet fjala për tenderin me objekt  “Loti 2: “Blerje Acid Klorhidrik 30-33%”, me fond limit 63,925,000 lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 22.01.2024.  Në të njëjtën datë është dërguar një denoncim nga firma “Albania Distribution Chemicals” SHPK, e cila kërkonte që të ndryshoheshin kriteret për pranimin e dokumentit të analizave për përmbajtjen e klorit që duhej t’i dorëzonin në komisionin e tenderit.

Sepse sipas denoncuesit kriteret e vendosura nuk garantojnë siguri.

Më datë 30 janar 2024, Komisioni i Prokurimeve Publike pas shqyrtimit të ankesës, vendosi ta pranojë atë pjesërisht dhe i kërkoi UKT=së që të pezullojë procesin deri në momentin që do të jenë bërë ndryshimet e nevojshme.

Për të vazhduar me planin e tyre, pa pikë përgjegjshmërie, në datë 07.02.2024, Ujësjellësi njofton se ka zbatuar vendimin 112/2024 , datë 30.01.2024, nga KPP.

Në realitet nuk ka ndodhur kështu.  Po në atë datë ankimuesi ka ngritur edhe njëherë denoncimin pranë KPP duke sqaruar se “autoriteti kontraktor në shtojcën e hartuar ka pasqyruar ndryshimin në zbatim të vendimit të KPP-së nr. 112/2024, datë 30.01.2024, vetëm sa i përket standardit të Acid Klorhidrik 30-33%, në rubrikën 2.Treguesit cilësor dhe karakteristikat kimike të kimikateve të shtojcës 5.

Por nuk ka modifikuar/unifikuar kudo në dokumentet e tenderit standardin për Acid Klorhidrik 30-33%, sipas kthim – përgjigjes së Institutit të Shëndetit Publik. Autoriteti kontraktor duhet të marrë masa për të pasqyruar këtë ndryshim në përputhje të plotë me konstatimet e KPP-së, të shprehura në vendimin nr. 112/2024, datë 30.01.2024”.

Ky kriter që nuk është ndryshuar ka rëndësinë më të madhe.

Kështu pas shqyrtimit për herë të dytë, në fillim të shkurtit 2024, Komisioni i Prokurimit Publik konstaton, se autoriteti kontraktor ka përcaktuar në kërkesën për kualifikim që ofertuesit të paraqesin fletë analizë të lëshuar nga Instituti i Shëndetit Publik për ato parametra që i realizon ky institucion.

Për analizën e parametrave që nuk kryhen nga ky i fundit, autoriteti kontraktor, ka parashikuar mundësinë që këto analiza të kryhen edhe nga laboratorë të tjerë shtetëror apo privat të licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka përcaktuar si të tillë, laboratorin e Institutit të Kërkimeve Veterinare (IKV) dhe laboratorin e Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar(IFBZ).

Pra UKT vazhdon me planet e saj edhe pse ISHP ka shpjeguar me një shkresë që analizat e kryer nga institucioni i saj kanë rëndësi vetëm për një pjesë të kriterit, pra nuk mund të bëjë të gjitha analizat e nevojshme për të vërtetuar nëse mund të përdoret ai klor nga Ujësjellësi i Tiranës.

Në këtë pikë UKT thotë se analizat e tjera mund të kryhen nga  FBZ ose IKV, por del që këto dy institucione nuk kanë laborator të akredituar.

“Nga verifikimi në faqen zyrtare të Drejtorisë se Përgjithshme të Akreditimit (DPA), nuk rezulton që IKV dhe IBZ, të jenë në listën e organeve të akredituara”, thuhet në dokumentin e KPP, bazuar edhe në përgjigjen e ISHP.

Por Kacidhes dhe Veliajt nuk iu intereson nëse bëhet analiza apo jo, ata ishin gati të vazhdonin procedurat me analiza false, për një produkt të rrezikshëm për jetën. Gjithsesi anëtarët e KPP, të tmerruar se do ta konsumojnë edhe në shtëpitë e tyre këtë ujë, vendosën që ta anulojnë sërish procedurën dhe i kërkojnë urgjent UKT të ndryshojë kriteret.

“Në këtë kuadër, nga shqyrtimi i të gjitha fakteve dhe rrethanave në lidhje më këtë procedurë prokurimi, nga përgjigjja e ISHP-së me përmbajtje si më sipër cituar, si dhe nga verifikimi i bërë në faqen zyrtare të DPA, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se autoriteti kontraktor duhet ta rishikojë këtë kriter duke përcaktuar qartë organizmat ose institucionet konkrete private ose shtetërore të akredituara vendase ose të huaja të cilat mund të kryejnë këto lloj analizash toksikologjike”, përfundon vendimi i KPP.

Ky tender nuk konsiderohet vetëm korrupsion, por vënie në rrezik e jetës së qytetarëve të Tiranës! Me sa duket, Lali Eri ka vendosur të na vrasë ngadalë, deri në fund të mandatit, ose deri sa SPAK ta arrestojë për bëmat e tij./gijotina/

 

 

 

 

Previous Post

Altin Çoku-kushërirës: Do të djeg vëllain po s’bëre seks me mua

Next Post

‘Boll ndenji, dy javë pushime’/ Juli për Gracianon

Next Post
‘Boll ndenji, dy javë pushime’/ Juli për Gracianon

‘Boll ndenji, dy javë pushime’/ Juli për Gracianon

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet

May 15, 2025
Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

May 15, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al