Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës, Fatjon Fashon, dhe shefin e policisë së këtij burgu, Sokol Kacolin.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri.
SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin celular, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.