Kandidatja e opozitës, Jorida Tabaku, ka takuar qytetarët në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet, ku sipas saj, prej më shumë se një dekade janë zhgënjyer nga vështirësitë që u ka sjellë kjo qeveri.
“Tek Rruga Fortuzi, mes qytetarëve që të frymëzojnë me dinjitetin dhe forcën e tyre, por që prej më shumë se një dekade janë zhgënjyer nga vështirësitë që u ka sjellë kjo qeveri:
Më shumë taksa, më pak të ardhura dhe një jetë çdo ditë më e shtrenjtë.
Më 11 Maj kemi një mundësi reale për ndryshim.
Një votë për 1️⃣ është një votë për një qeveri që ka prioritet qytetarin!
Voto Partinë Demokratike
Voto Jorida Tabaku” – shkruan deputetja demokrate.
Po mëngjesin e sotëm Tabaku është takuar edhe me Reshat Arbanën, një nga ikonat e filmit dhe teatrit vendas.