Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun Tiranë, Jorida Tabaku, ka takuar sot qytetarët që banojnë në zonën e Vasil Shantos dhe Don Boskos.
Tabaku shprehet se në Don Bosko, shqetësimet janë të qarta dhe të drejtpërdrejta: kostot rriten, fitimet bien, dhe ata që punojnë më shumë janë ata që ndihen më të harruar.
Tabaku thotë se papërgjegjshmëria e qeverisë Rama i ka lënë qytetarët vetëm përballë sfidave.
“Taksat për biznesin e vogël janë bërë pengesë, jo ndihmë. Mungesa e lehtësirave, burokracitë dhe papërgjegjshmëria e shtetit i kanë lënë qytetarët vetëm përballë sfidave.
Partia Demokratike ofron një plan të zbatueshëm, që sjell frymëmarrje për ekonominë familjare:
Ulje e barrës fiskale
Mbështetje për biznesin e vogël dhe të mesëm
Politika që nxisin punësimin dhe investimin
Më 11 maj, vota është arma e ndryshimit.”– shkruan Tabaku