Tuesday, June 3, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sondazhi, nga darka me familjen tek udhëtimet, ku do t’i kalojnë festat shqiptarët

Editor by Editor
December 30, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sondazhi, nga darka me familjen tek udhëtimet, ku do t’i kalojnë festat shqiptarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të privuar për të kremtuar Krishtlindjet gjatë diktaturës, Viti i Ri prej dekadash është shndërruar në festën më të rëndësishme dhe më të dashur të shqiptarëve prej faktit që edhe shumica e popullsisë janë myslimane.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ndërrimi i viteve në vendin tonë ka shumë atmosferë, simbolizon bashkimin me familjen, takime me miqtë, udhëtime, dhurata dhe pushime. Festa me të gjithë dimensionet e saj gjithmonë është konsideruar një stimul pozitiv për tregjet, pasi nxit konsumin, tregtinë me pakicë etj.

Një sondazh i “Monitor”, që u zhvillua gjatë muajit dhjetor, ku u anketuan 504 persona evidentoi se, 86% e tyre do të festojnë darkën tradicionale me familjen e në shtëpi. 7,1% do të festojnë në qytetet e tjera të vendit dhe 6.9% jashtë vendit. Sondazhi u zhvillua online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim). Kampioni është rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore.

Anketa konfirmoi se, për 93% e të intervistuarve aktiviteti kryesor i kremtimeve mbetet darka e natës 31 dhjetor. Në një vend me emigracion të lartë si vendi ynë ndërrimi i viteve grumbullon shumë emigrantë pranë vatrave familjare duke e bërë atmosferën edhe më të ngrohtë.

Një femër rreth të 40-tave që jeton në Tiranë komentoi se planet për festat janë “Darkë tradicionale me familjen, festa me miqtë, Udhëtime për pushime dhe vizita te të afërmit. Një djalë në të 30-at gjithashtu pohoi se festat do kulmonin me “Darkë tradicionale me familjen dhe pastaj argëtim koncerte, spektakle etj”.

Një femër tjetër në të 30-tat që jeton në Tiranë tha se do të kalojë një “Darkë tradicionale me familjen dhe do të marrë pjesë në aktivitete fetare”. Në shumicën e zgjedhjeve dominon darka tradicionale dhe më pas në orët e vona pas ndërrimit të viteve festa me miqtë.

35% pushojnë 3-5 ditë, 22% më shumë se një javë

Për ata që punojnë, ndërrimi i viteve është një mundësi e mirë për të pushuar. Kalendari i festave zyrtare në vendin tonë përcakton pushim datat 1 dhe 2 janar, por nga 504 të anketuar 35% e tyre pohuan se do të pushojnë 3-5 ditë, 28.6% do të rrinë dy ditë në shtëpi, 21.6% do të pushojnë më shumë se një javë, 9% një javë dhe 5.6% nuk do të pushojnë asnjë ditë.

Ndërrimi i viteve bashkon në festë shqiptarët e të gjitha feve, profesioneve dhe përkatësive. Këtë vit ditët zyrtare të pushimeve janë të mërkure dhe të enjte në mesin e javës. Një pjesë e madhe e kompanive, por edhe në sektorin publik (shkollat) do të pushojnë edhe më datën 3 (të premten) për të mos ndarë javën në mes për një ditë pune.

Për rrjedhojë një pjesë e madhe e atyre që punojnë do të bëjnë një javë pushime. Shumë persona ndajnë një pjesë të pushimeve të vitit edhe për vitin e ri, sidomos ato që pëlqejnë turizmin e dëborës duke kaluar disa ditë në resortet malore.

Brenda vendit, më e pëlqyera Korça

Një përqindje shumë e vogël e të anketuarve (7.1%) pohuan se do të kalojnë festat e fundvitit në një qytet tjetër të vendit. Të dhënat e anketës treguan se Korça mbetet mbretëresha e turizmit dimëror, sidomos për festat e fund vitit.

Nga 36% që do të festojnë në një qytet tjetër 41.7% pohuan se do të zgjedhin Korçën për ndërrimin e viteve, i dyti në radhë ishte Durrësi me 14%, Tirana dhe Vlora ishin gjithashtu më të zgjedhurat me nga 11%  secila.

Më shtëpi të ulëta, kalldrëme me gurë, zbukurime me shije, dëborë dhe gatime si askund të tjetër, Korça prej vitesh është shndërruar në destinacionin kryesor të festave të fund-vitit. Me një popullsi, shumica të krishterë Korça është kthyer një simbol i krishtlindjeve, por edhe i vitit të ri.

Para shumë vitesh Bashkia e Korçës zhvilloi një plan të qartë të zhvillimit të turizmit, për të shfrytëzuar kërkesën e brendshme. Fillimisht me disa festa lokale dhe më vonë me një marketing të mirëfilltë, Korça u bë destinacioni për turizmin e brendshëm, por edhe një nga qytetet më të aksesuara për turistët e huaj. Vitet e fundit është rijetëzuar pazari i i vjetër i qytetit, që funksionon si një “Old Town” si në shumë vene të tjera Europiane.

Mirëpo gjithnjë e më shumë qytetet e tjera po organizohen për festën e fund vitit, jo vetëm për të ndezur atmosferën për qytetarët e tyre, por edhe për tërhequr vizitorë.

Këtë vit thuajse të gjitha qytet e mëdha kanë ndërtuar tregjet e Krishtlindjeve dhe po mundohen të integrojnë gjithnjë e më shumë veçoritë lokale dhe ushqime të tipike të zonës për tërhequr vizitorë. Funksionimi i njësive të argoturizmit në të gjithë vendin por i bën tregjet e krishtlindjeve në qytet interesante.

Udhëtimet jashtë, kryesojnë Italia dhe SHBA

Nga 504 të anketuarit vetëm 7% do të kalojnë festat e fund vitit jashtë vendit. Shumica e tyre ikin të bashkohen me familjet që jetojnë në këto vende.

Më e preferuara mbetet Italia, ku është zgjedhur nga 14.3% e të anketuarave që do të festojnë jashtë vendit, e dyta u rendit SHBA me 11.4%. Austria, Gjermania, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten zgjedhje të rëndësishme për ata që do të festojnë jashtë.

Vendet ku do të udhëtojnë shqiptarët për festa përfaqësojnë shtetet ku jetojnë më së shumti emigrantët shqiptarë. Dihet tashmë se Italia, SHBA dhe Britania kanë një numër të lartë emigrantësh shqiptarë, të cilët tërheqin gjatë festimeve familjarët nga Shqipëria.

Ata që do të udhëtojnë jashtë vendit i përkasin moshës 25-44 vjeç./ Monitor

Previous Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Next Post

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Next Post
Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme
POLITIKE

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme

by Editor
May 27, 2025
0

Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Neritan Vladi ka reaguar ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke theksuar se...

Read moreDetails
DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

May 28, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
Meta fillon të “shesë” miqtë nga qelia. Ja kush ka bërë zullume tek LSI me kontratat. Emrat

Meta fillon të “shesë” miqtë nga qelia. Ja kush ka bërë zullume tek LSI me kontratat. Emrat

May 28, 2025
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

May 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Si Avni Ponari dhe “Sigal” po grabisin shqiptarët me sigurimet. Askush nuk flet!

Si Avni Ponari dhe “Sigal” po grabisin shqiptarët me sigurimet. Askush nuk flet!

June 3, 2025
Berisha në PPE: Shqipëria në një situatë të vështirë, duhet një mision fakt-mbledhës

Pranohet kërkesa e Berishës, PPE mision faktmbledhës në Shqipëri

June 3, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al