Skiatorja shqiptare Lara Colturi fitoi sot medaljen e bronztë në garën e sllallomit gjigant, në botërorin për kategorinë junior në ski. Ky turne që po zhvillohet Port Du Soleil të Francës.
Colturi bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje botërore, pas atyre të një vit më parë, po në kategorinë junior.
Pas dy zbritjeve, skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 2’03”14. Edhe pas zbritjes së parë ajo ishte e treta (59”91), pozicion që e ruajti edhe në zbritjen e dytë, ku dha kohën 1’03”12.
Colturi shpresonte të kapte medaljen e artë në këtë garë, pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, por edhe vendi i tretë është një rezultat shumë i mirë për skiatoren 17-vjecare, që ngre sërish lart flamurin kuqezi.
Aventura e Lara Colturi në këtë botëror do të vijojë edhe ditën e shtunë, me garën e sllallomit.