Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skemë korruptive “Bashkia Tiranë-One Albania”? SPAK, hetim për rolin e “Gogel” të Arbër Veliajt

Editor by Editor
February 13, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skemë korruptive “Bashkia Tiranë-One Albania”? SPAK, hetim për rolin e “Gogel” të Arbër Veliajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur dyshime mbi një skemë të mundshme trafiku influencash ndërmjet kompanisë telefonike “One” dhe shoqërisë së fushatave promocionale, “Gogel”, të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas dokumentave hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni.

“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

Në vijim, në vendimin e Gjykatës së Posaçme jepen detaje të përfitimeve që ka marrë kompania “One” nga bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliaj.

“Nga ana tjetër, evidentohet se kompania ‘ONE Albania’ ka marrë pjesë në disa procedura të prokurimit publik dhe ka arritur të shpallet fituese në disa prej tyre, duke bashkëpunuar kryesisht me qeverisjen vendore Tiranë”, thuhet në vendim.

Në foto: Pjesë nga vendimi gjyqësor, ku përmendet raporti mes “Gogel” dhe “One Albania”

Gjykata, bazuar në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, citon edhe tenderat e fituar nga “One Albania” në Bashkinë e Tiranës.

“One” ka fituar disa procedura në Bashkinë e kryeqytetit, “përfshirë këtu tenderin me ojekt ‘Shërbimi i infrastrukturës së dedikuar optike dhe shërbimeve data’, me një fond limit prej 74.398.398 lekë. Për këtë tender, kompania është shpallur fituese në datë 15 Tetor 2024, me një vlerë kontraktuese prej 68.774.075 lekë”.

Gjithashtu, siç citohet në vendimin gjyqësor “një tjetër projekt i rendësishëm ka qenë ofrimi i shërbimeve on-line për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë e Tiranës. Ky tender, me një fond limit prej 41.662.726 lekë, rezultoi me nënshkrimin e kontratës më 1 nëntor 2024, me një vlerë përfundimtare prej 40.383.527 lekë”.

Si u “qep” tenderi 700 mijë euro për “One”

Më herët, edhe “Boldnews.al” ka raportuar për një marrëdhënie të dyshimtë klienteliste, e ndërtuar mbi trekëndëshim “Gogel shpk-One Albania-Bashkia Tiranë”.

Në 2 Dhjetor 2024, KPP ka pranuar ankimin e kompanisë ‘MC Netëorking”, e cila pretendonte se Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një tender “të qepur” për shoqërinë “One”, me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”, me fond limit 74.398.398 lekë të reja ose rreth 740 mijë euro.

Thelbi i kësaj skeme, sipas ankimit të lexuar nga “Boldnews.al”, ndërtohet në dy elementë; së pari, Bashkia e Tiranës vendos kritere të panevojshme, por që plotësohen vetëm nga “One” dhe “Vodafone Albania”, duke skualifikuar konkurentët e tjerë; së dyti, “Vodafone Albania” skualifikohet se nuk plotëson dokumentacionin e plotë dhe në fund fitues shpallet “One”.

“…Kemi vënë re se kjo procedurë është bërë për kompanite ‘One’ dhe ‘Vodafone albania’, të cilat ofertojnë të dyja sëbashku. Në të gjitha rastet, kompania ‘Vodafone Albania’ skualifikohet për mungesë dokumentaconi dhe gjithmonë kualifikohet kompania ‘ONE’, e cila me këto veprime po bëhet e vetmja që fiton tendera me makinacione dhe marrëveshje të heshtura me Vodafone Albania dhe Bashkinë Tiranë”, thuhet në ankimin e dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)

Pasi analizoi situatën dhe kreu hetimin administrativ, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të pranojë kërkesën e “MC Netëorking”, duke kërkuar nga Bashkia e Tiranës që ta kualifikojë në tender dhe, rrjedhimisht, ta shpallë fitues, si ofertuesi me vlerë më të vogël.

Gjithashtu, edhe në janar të vitit 2024, kompania “One” fitoi tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë”, me fond limit 40 milionë lekë të reja.

Në këtë procedurë, krahas ‘One”, mori pjesë edhe “Vodafone Albania”, e cila u skualifikua, pasi u vlerësua se nuk plotësonte disa prej kritereve të vendosur në dokumentat tenderues.

Tenderi i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në janar 2024, fituar nga “One”

Ky tender nxiti reagime publike, duke hedhur dyshime për konflikt të mundshëm interesi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë telefonike “One”.

Edhe në redaksinë e “Boldnews.al” mbërritën denoncime mbi atë procedurë.

Thelbi i konfliktit të dyshuar të interesit është fakti që përgjegjëse e fushatës publicitare të kompanisë ‘One” është shoqëria “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Tags: Bashkia TiraneOne Albania
Previous Post

Drejtoresha e Bashkisë Tiranë i jep Sokol Kryeziut 550 mln lekë për makina të ndryshkura

Next Post

Tensionet në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca plenare

Next Post
Tensionet në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca plenare

Tensionet në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca plenare

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës

Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës

May 9, 2025
Nis numërimi mbrapsht drejt 11 Majit, PS dhe PD mbajnë sot mitingjet përmbyllëse në Tiranë

Nis numërimi mbrapsht drejt 11 Majit, PS dhe PD mbajnë sot mitingjet përmbyllëse në Tiranë

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al