Friday, June 27, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si firma “Sajdi CEC” certifikoi vjedhjet e Hasan Hafizit me rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si firma “Sajdi CEC” certifikoi vjedhjet e Hasan Hafizit me rrugën Qukës-Qafë Plloçë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aksi rrugor Qukës –Qafë Plloçë, i gjatë vetëm 43,4 km, ka nisur për t’u ndërtuar 16 vite më parë dhe ende nuk ka mbaruar. Rruga u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve mbi 400 milionë euro, por rruga ende nuk ka mbaruar.

Faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një gangrenë korrupsioni me shumë shtresa, e cila duhet të ishte në fokusin kryesor të SPAK-ut.

Nisja e punimeve u inagurua nga Sali Berisha në qershor të vitit 2009, asokohe kryeministër. “Ne rikthejmë sot rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera. Por, kam kënaqësi të jashtëzakonshme sepse kjo rrugë shkurton në mënyrë shumë të ndjeshme distancën e Korçës, Bilishtit e Kolonjës me Tiranën, çka është një qëllim madhor i imi“, tha Berisha.

Pas ardhjes në pushtet, Edi Rama nisi të vinte dorë në rrugët e lëna rrugëve nga Saliu siç thoshte ai. Në shkurt të vitit 2015, Niko Pesheshi, në emër të pushtetit të ri tha; “Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ndërtimi i rrugës Qukës – Qafë Plloçë pritet të nisë shumë shpejt. Ky investim është një frymëmarrje për një rajon, por dhe për gjithë Shqipërinë, sepse lidh fushën e rajonit të Korçës, por edhe portet në shtetin fqinj me kryeqytetin dhe tregun shqiptar“.

Në janar 2018, Damian Gjiknuri, asokohe ministër i Infrastrukturës foli për një financim shtesë që do përfundonte rrugën. Rruga duhet të mbaronte në 2018. Kanë kaluar edhe 6 vite dhe ende vijojnë punimet! Në vitin 2021, Edi Rama tha se rruga Qukës –Qafë Plloçë ishte lënë rrugëve nga Saliu dhe se është dashur që projekti të bëhej nga fillimi. “Rrugët e Saliut kanë kushtuar deri dhe në trefishin e asaj që duhet të bëhet, për shkak se është dashur të ribëhet nga e para projekti dhe te rruga Qukës-Qafë Plloçë unë kam parë një rekord botëror për Guiness“.

Disa ditë më parë, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku tha se janë realizuar 85 % e punimeve. Pra, punimet vijojnë dhe nuk dihet me saktësi se kur do të përfundojë kjo rrugë.

(Hasan Hafizi dhe Shkëlqim Rakipaj)

Për të ndërtuar rrugën Qukës-Qafë Plloçë janë kontraktuar dhe marrin para nga buxheti i shtetit prej 11 vitesh kompania Albavia me pronarë Hasan Hafizin dhe Shkëlqim Rakipajn. Hafizi, bashkëshorti i ish deputetes socialiste Mimoza Hafivi, është aksioneri mazhoritar.

Disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe investigime të pavaruara tregojnë se një pjesë e parave publike të hedhura për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë janë vjedhur me situacione false, pra punë fiktive.

Për mbikqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë është kontraktuar një kompani e dyshimtë jordaneze, pas të cilës dyshohet se fshihen ‘ustallarët’ shqiptarë. Bëhet fjalë për kompaninë Sajdi & Partners (Jordan), e cila ka certifikuar punime të pakryera duke vjedhur paratë publike.

Dyshimet nisin që nga përpjekjet për t’a fshehur këtë kompani, duke paraqitur të dhëna jo të sakta në tabelën treguese të punimeve; Sajdi & Partners (Jordan) CEC. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania e kontraktuar për mbikqyrjen e punimeve rezulton Consulting Engineering Center, themeluar në dhjetor të vitit 2009, si degë e kompanisë jordaneze Sajdi, Consulting Engineering Center (SAJDI CEC).

Kompania përfaqësohet në Shqipëri nga Izzat Aziz Izzat Sajdi. Ky i fundit rezulton themelues dhe pronar i kompanisë Sajdi CEC në jordani. Në faqen zyrtare të saj, kompania krenohet se ka marrë pjesë si mbikëqyrëse e punimeve të rrugës rrugës Qukës-Qafë.

Sipas burimeve, kompaninë në dorë e ka marrë i biri Aziz Sajdit, Aziz I. Sajdi. Është pikërisht Aziz I. Sajdi, peronazhi që mban kontaktet me politikanët e korruptuar shqiptarë që fshihen pas aferën me rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

(Aziz Sajdi me të birin Aziz I. Sajdi)

Në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport për auditimin e ushtruar në zyrat e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për projektin “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”. Në raport ngrihen dyshime se kompania Sajdi CEC është paracaktuar për mbikqyrjen e punimeve.

Diktimi i jordanezëve për mbikqyrjen e punimeve duket se është bërë në funksion të një plani për të vjedhur, jo vetëm me certifikim të punimeve të pakryera, por edhe për zvarritjen e punimeve dhe ndryshime rrugës në projekt, duke sjellë qindra mijëra euro dëm ekonomik.

Evidenca të tjera

Në vitin 2014 u lidh kontrata për lotin 1 të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, ku firmat fituese Albavia e Hasan Hafizit duhet ta kishin përfunduar këtë segment në qershor të vitit 2018. Por, kanë kaluar 7 vite nga ky afat dhe sërish fituesi i këtij loti, firma “Albavia” ende s’e ka zbatuar kontratën, teksa dukshëm është favorizuar nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë shtuar fondet dhe shtyrë afatin.

Por, pavarësisht këtij abuzimi të madh, firma jo vetëm që nuk është “ndëshkuar”, hetuar, gjykuar apo penalizuar, por vijon të marrë të tjera fonde për këtë segment, me tendera që dyshohet se janë të paracaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pavarësisht se drejtuesit e ARRSH-së kanë ndryshuar, favorizimet dyshohet se vijnë me “urdhër nga lart”, pasi te institucionet apo drejtorët që kanë firmosur tendera për Qukës – Qafë Plloçë kanë favorizuar gjithnjë firmën “Albavia”.

Faksimile: Të dhënat e ARRSH-së për lotin 1 të rrugës Qukës – Qafë Plloçë

Rruga ka filluar të ndërtohet para 16 vitesh dhe ende s’ka përfunduar. Megjithëse është vetëm 43 kilometra e gjatë, kostoja ka shkuar më shumë se 400 milionë euro, nga vetëm 150 të parashikuara në fillim. Sipas faqes zyrtare të ARRSH-së, sipërmarrësi i punimeve të lotit 1 është “JV Sintram & Albavia”. Afera është realizuar me kompaninë jordaneze Sajdi, e kontraktuar për mbikqyrjen e punimeve, e cila ka firmosur situacione false për volume pune që nuk ekzsitojnë.

Fillimi i punimeve është bërë në korrik të vitit 2015, teksa vlera e punimeve ka qenë 38 milionë euro.

“Kontrata është lidhur në datë 9 maj 2014 dhe punimet duhet të kishin përfunduar në datë 23 qershor 2018. Aktualisht këto punime nuk kanë përfunduar ende” shkruante Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2019. Por, loti 1 ka marrë plot 22.6 milionë dollarë më shumë se projekti fillestar. Sipas KLSH-së, për lotin 1, janë realizuar 2 shtesa kontrate, janë miratuar 2 urdhër ndryshimi dhe janë në proces 2 urdhër ndryshimi të tjerë. Vlera e kontratës për lot 1, parashikohet të bëhet rreth 60.7 milionë USD, me një shtesë referuar kontratës bazë me vlerë rreth 22.6 milionë USD, ose 59 % më e lartë se parashikimi. Vlera e tenderit të ri ishte 3.5 milionë euro, teksa afati është 6 muaj. Vetë ARRSH shkruan se gjatë zbatimit të punimeve në lotin 0, që filloi në vitin 2009 dhe përfundoi në 2014-ën, pati rrëshqitje masive. “U bë spostimi i aksit në një gjatësi rreth 800 ml, i cili kishte një kosto shtesë prej 20% të vlerës së kontratës. Edhe me fondet shtesë, objekti nuk përfundoi 100% dhe nuk u vendos në shfrytëzim”, shkruan Autoriteti.

Ndërkohë, në fund të 2024-ës është shpallur fituesi i kësaj procedure. Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi fituesi është një emër i njohur i ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë Plloçë; firma “Albavia”! Ajo e cila mori 22.6 milionë USD shtesë për lotin 1, që është ngjitur me këto punime të pakryera.

Por, jo vetëm kaq, pasi oferta e firmës “Albavia” nuk ka qenë më e ulta në këtë tender. Oferta më e ulët ishte në vlerën e 202 milionë lekë, ndërkohë “Albavia” ofroi 246 milionë lekë. Diferenca është plot 44 milionë lekë, ose rreth 450 mijë euro. Dy firmat që ofruan më pak u skualifikuan nga “Gjylja” e ARRSH-së, i cili dukshëm favorizoi këtë firmë, duke ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Gjylen e ka mbërthyer SPAK-u, por lekët janë ndarë dhe vështirë të kapen se ku kanë përfunduar.

Njoftimi i Bashkisë së Pogradecit për tenderin e rrugëve lidhëse të Qukës – Qafë Plloçë

“Albavia” fitoi një tender edhe nga Bashkia e Pogradecit për një rrugë lidhëse të fshatrave të Mokrës me rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Në vitin 2024, Bashkia e Pogradecit shpalli fituesin e tenderit “loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”, me një fond prej 220 milionë lekë.

“Albavia” fitoi këtë tender, megjithëse çështja shkoi në KPP apo edhe në gjykatë. Pra, nëse një firmë i fiton me lehtësi këto tendera, a mos vallë janë paracaktuar?! Të gjitha institucionet apo edhe titullarët që firmosën janë “vënë në radhë”, ndoshta me urdhër nga “ata lart”. Një burim i brendshëm tha se nëse një ditë BKH-ja do të sekustrojë këto dokumente, do të zbulojë një skemë të llahtarshme vjedhje.

/Prapaskena.com/

Tags: AlbaviaAziz I. SajdiConsulting Engineering CenterHasan HafiziIzzat Aziz Izzat SajdiQukës – Qafë PlloçëSajdi & PartnersSajdi CECShkëlqim Rakipaj
Previous Post

“Mos e kam marrë urdhrin nga Erion Braçe”, Plarent Dervishaj përplaset me Ndojën për atentatin

Next Post

Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat

Next Post
Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat

Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në 'zemër' të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat

Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat

June 27, 2025
Si firma “Sajdi CEC” certifikoi vjedhjet e Hasan Hafizit me rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Si firma “Sajdi CEC” certifikoi vjedhjet e Hasan Hafizit me rrugën Qukës-Qafë Plloçë

June 27, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al