Tashmë e ka kthyer në traditë. Të dhurojë ‘show’ edhe aty ku nuk është e nevojshme.
Rama-Meloni, dyshja që ka spikatur me takimet e ngrohta thuajse në cdo event, tërhoqi sërish vëmendjen nga Tirana, aty ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Rama iu ul në gjunjë kryeministres italiane, e cila u vendos në siklet nga ky gjest i homologut shqiptar. Teksa takoi Ramën, Meloni bëri batuta me gazetarët dhe tha: “Edi. Edi stop. E bën këtë që të duket i gjatë sa unë”.
Një veprim i tillë nga Rama është bërë edhe herë të tjerë dhe është kritikuar jo pak. Megjithatë, kryeministrit i pëlqen një ‘show’ që e vendos në qendër të vëmendjes.