Sunday, June 22, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

Editor by Editor
June 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty. Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, Jonida Doku.

Situata neutralizohet shpejt, me ndërhyrjen e forcave të Policisë. Por, administratorja e shkarkon të gjithë mllefin për situatën e krijuar, tek shoferi i saj, B.R. Sipas drejtueses, shoferi nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur dinjitetin e saj përballë personit të dehur dhe propozon shkarkimin e tij nga detyra.

Në një institucion tërësisht të centralizuar, vendimi për shkarkimin e shoferit të Njësisë nr.11, një strukturë periferike e Bashkisë së Tiranës, merret nga drejtuesi më i lartë, Erion Veliaj, në 18 janar të vitit 2018. Motivacioni: “Mungesë e lartë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksioneve”.

Njësia Bashkiake nr.11

Shoferi B.R. e kundërshton shkarkimin e tij nga detyra. Ai deklaroi para strukturave institucionale që nuk është përgjegjësi e tij të ruajë integritetin moral të administratores, pasi nuk ka as formimin e duhur fizik dhe as detyrë funksionale për t’u përballur me njerëz të mllefosur nga shërbimet e munguara të Njësisë Administrative.

Ai i drejtohet gjykatës së Tiranës, ku kërkon që të dëmshpërblehet me 16 paga mujore. Bashkia është tërësisht kundër dhe fillon betejën ligjore.

Një institucion, ku drejtorët kryesorë të saj akuzohen zyrtarisht se i kanë dhënë miliona euro tendera kompanive të krijuara prej tyre, aty ku kryetari i Bashkisë është nën arrest, pasi dyshohet se ka kanalizuar qindra mijëra euro publike në favor të organizatave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, Bashkia e Tiranës duket shumë e shqetësuar për pagat, në një vlerë pak a shumë 5 mijë euro, që kërkon shoferi i shkarkuar padrejtësisht nga Veliaj.

Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

“Përndjekja” gjyqësore ndaj shoferit vijon për më shumë se 7 vjet. Vetëm së fundmi, Gjykata e Lartë e ndau përfundimisht çështjen, duke konfirmuar vendimet e gjykatave më të ulta, të cilat i dhanë të drejtën e dëmshpërblimint shoferit.

Ngjarja është e rëndomtë. Por, ajo është shumë më e rëndësishme për fatet e një qytetari, i cili priti 7 vjet për të drejtën e tij, krahasuar me “shqetësimin” e kryeministrit Edi Rama, i cili u deklarua i revoltuar se si gjykata e Tiranës zgjati për shtatë vjet një çështje tërësisht ordinere, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ngjarja e rëndomtë

Shtetasi B.R ka qenë në marrëdhënie pune me Bashkinë e Tiranë, duke filluar nga muaji Nëntor i vitit 2015, deri më datë 18.01.2018, pra për më shumë se dy vjet. Në pozicionin e “shoferit”, në Njësinë Administrative nr. 11 të Bashkisë Tiranë.

Në 7 Dhjetor 2017, administratorja e Njësinë Bashkiake nr.11, Jonida Doku, e cila ishte emëruar vetëm një muaj më parë në atë detyrë, mban një proces-verbal kundër B.R, të cilin e kishte gjetur shofer në institucion.

Në përmbajtje të atij akti, theksohet se në orën 15.00 të datës 07.12.2017, në zyrën e Administratorit të kësaj njësie administrative, kishte hyrë një person i dehur, duke përdorur fjalor fyes.

Më tej, në këtë akt parashtrohet se, shoferi B.R, megjithëse ishte i pranishëm në këto momente në ambientet e NjësisëAdministrative nr. 11, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.

Administratorja i drejtohet Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës me propozimin për shkarkimin e shoferit.

Pas këtij “propozimi”, nisin mbledhjet, ballafaqimet dhe diskutimet në Bashkinë e Tiranës. Në këto mbledhje, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës e akuzojnë shoferin se kishte shkelur parimin e mirëbesimit në marrëdhëniet e punës, duke mos ndërhyrë gjatë incidentit.

Rrethanat e incidentit, referuar vendimit të Gjykatës së Apelit

Shoferi i mohon këto pretendime. Ai thotë se e ka parë personin e deheur në katin e parë të godinës dhe ka tentuar ta nxjerrë përjashtë, deri sa ka ardhur policia dhe nuk ka pasur dijeni se ai individ kishte qenë në zyrën e Administratores.

Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmos shkarkimin e tij nga detyra, në 18 Janar 2018.

Përndjekja gjyqësore

Shoferi B.R. kundërshton vendimin e Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Ai pretendon se është shkarkuar padrejtësisht, pasi nuk e ka pasur kompetencë funksionale ruajtjen e dinjitetit të administratores dhe se Bashkia e Tiranës nuk ka respektuar detyrimet e Kodit të Punës.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 26 Korrik 2018, ka vendosur të pranojë pjesërish padinë e shoferit, duke detyruar Bashkinë e kryeqytetit që t’i paguajë atij 14 paga mujore, për shkak të ndërprerjes në mënyrë të paligjshme të kontratës së punës.

Bashkia e Veliajt nuk është dakord me këtë vendim dhe ankohet në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit, në 16 Tetor 2024, vendos të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Por, vartësit e Veliajt e kishin vendosur të mos lëshonin pe, duke vijuar “përndjekjen” e tyre gjyqësore ndaj shoferit.

Kur kishin kaluar më shumë se 6 vjet nga shkarkimi i tij i padrejtë, Bashkia nuk pranonte të paguante dëmshpërblimin dhe vijonte rrugën e ankimeve.

Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, zyra juridike e Bashkisë së kryeqytetit i drejtohet Gjykatës së Lartë, me kërkesën për pezullimin e zbatimit të vendimit, pra, bllokimin e pagesave ndaj shoferit. Në ndihmë, Bashkia thërret edhe Avokaturën e Shtetit,

Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Lartë, në 18 Qershor 2025, vendos të mos pranojë rekursin e Bashkisë për pezullimin e vendimit.

Në këtë mënyrë, kur kanë kaluar mbi 7 vjet nga largimi i paligjshëm nga puna, shoferi B.R., fitoi të drejtën për të marrë 14 pagesat mujore. Natyrisht, fitimi i kësaj të drejte nuk do të thotë se Bashkia do të paguajë menjëherë. Shoferi, me shumë mundësi, do t’i duhet të vijojë kalvarin e kërkesave burokratike, për të bindur administratën lokale që t’i japë atë që i takon.

Tags: Bashkia Tiraneerion veliajgjykata e larteKryesore1shkarkimveliaj
Previous Post

Raporti/ Lorena e ASHK-së injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së, gati shkarkimi

Next Post

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

Next Post
IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative
AKTUALITET

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

by Editor
June 16, 2025
0

Miliarderi Samir Mane krijon një rrjet kompanish ndërtimi në emra të biznesmenëve të tjerë shpesh herë ish punonjës të tij,...

Read moreDetails
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

June 18, 2025
Kadri Morina, siguracioni i Ramës: 1 milion euro pa garë, nga burgjet tek vilat e qeverisë dhe pikturat tek makinat

Kadri Morina, siguracioni i Ramës: 1 milion euro pa garë, nga burgjet tek vilat e qeverisë dhe pikturat tek makinat

June 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt

Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt

June 22, 2025
Nga Lutfi Miftari, te Vjollca Diku e Ana Nishku, PD: Ja kush i fiton tenderat e pyjeve në shkelje të ligjit

Nga Lutfi Miftari, te Vjollca Diku e Ana Nishku, PD: Ja kush i fiton tenderat e pyjeve në shkelje të ligjit

June 22, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al