Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa fondet për arsimin dhe shëndetësinë u reduktuan në krahasim me buxhetin e fillim vitit.
Shqipëria ka nevoja të mëdha për financimin e kapitalit njerëzor për të frenuar emigracionin dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë së dijes dhe shëndetit, por infrastruktura fizike vijon të mbetet prioritet i politikave publike.
Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një rritje prej 2.85 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin fillestar, me buxhet total 76.88 miliardë lekë sipas Aktit Normativ nr. 6, me rritje prej 4% në raport me buxhetin fillestar.
Financimet më të mëdha janë përqendruar në transportin rrugor, me një shtesë prej 2 miliardë lekësh ose 6.6% më shumë, që tregon prioritet ndaj projekteve rrugore.
Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor.
Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa fondet për arsimin dhe shëndetësinë u reduktuan në krahasim me buxhetin e fillim vitit.
Shqipëria ka nevoja të mëdha për financimin e kapitalit njerëzor për të frenuar emigracionin dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë së dijes dhe shëndetit, por infrastruktura fizike vijon të mbetet prioritet i politikave publike.
Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një rritje prej 2.85 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin fillestar, me buxhet total 76.88 miliardë lekë sipas Aktit Normativ nr. 6, me rritje prej 4% në raport me buxhetin fillestar.
Financimet më të mëdha janë përqendruar në transportin rrugor, me një shtesë prej 2 miliardë lekësh ose 6.6% më shumë, që tregon prioritet ndaj projekteve rrugore.
Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor./Monitor