Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet

Editor by Editor
May 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një i punësuar duhet të paguajë minimalisht 500 deri në maksimalisht 800 lekë në ditë, nëse e lë automjetin në një nga sheshet e parkimit apo rrugët e Tiranës afër vendit të punës.

Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin, i duhet të shpenzojë nga 132 mijë lekë deri në 210 mijë lekë, ose 1350 deri në 2,160 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi. Shpenzimet mujore për parkim llogariten nga 113 deri në 180 euro

Parkingu në sheshin “Skënderbej” është parkingu i parë nëntokësor publik i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës, i përuruar në vitin 2017.

Tarifa e parkimit deri në 3 orë qëndrim është 200 lekë; për 3 deri në 8 orë qëndrim, 500 lekë; për 8 deri në 12 orë qëndrim, tarifa është 800 lekë dhe për 12 deri në 24 orë qëndrim, tarifa është 500 lekë. Bashkia e Tiranës ofron të njëjtat tarifa edhe për parkimet publike si: ai te “7 Xhuxhat” i ndërtuar në 2019; te sheshi “Italia” pranë stadiumit “Air Albania”, i ndërtuar në 2020.

Ndërsa te parkingjet nëntokësore, si ai i Bulevardit të Ri ndërtuar më 2017 dhe parkingu te Kopshti Zoologjik, që u ndërtua në vitin 2022, tarifat e ofruara janë më të ulëta. Deri në 3 orë qëndrim, tarifa është 100 lekë; për 3 deri në 8 orë qëndrim, 250 lekë, dhe nga 8 deri në 24 orë qëndrim, 300 lekë.

Në parkimet e nëndheshme private, tarifat ditore janë më të shtrenjta.

Duke iu referuar tarifave të qëndrimit të përkohshëm ditor të automjeteve të publikuara nga qendra tregtare “Toptani”, për 1 orë qëndrim, çmimi është 100 lekë. Tarifa është 200 lekë për 1-3 orë qëndrim; 500 lekë për 3-5 orë qëndrim; 600 lekë për 5-8 orë qëndrim; 800 lekë për 8-10 orë qëndrim; 1,200 lekë për 10-16 orë qëndrim dhe 1,500 lekë për qëndrim nga 16-24 orë.

Te hotel “Plaza”, çmimet e parkimit ditor nisin nga 200 lekë për 1 orë; 300 lekë për 2 orë qëndrim; 400 lekë për 3 orë qëndrim; 500 lekë për 4 orë qëndrim; 600 lekë për 5 orë qëndrim; 700 lekë për 6 orë qëndrim; 800 lekë për 7 orë qëndrim deri në 1,500 lekë për 24 orë qëndrim.

Në shesh-parkimet publike të Bashkisë së Tiranës, tarifat për parkim janë nga 200 deri në 800 lekë, në varësi të orëve të qëndrimit. Deri në 3 orë qëndrim, tarifa është 200 lekë, nga 3 deri në 8 orë qëndrim tarifa është 500 lekë; nga 8 deri në 12 orë qëndrim, është 800 lekë dhe 500 lekë tarifa që paguhet për parkim nga 12 deri në 24 orë.

Në shesh-parkimet private, tarifat e qëndrimit të automjeteve janë disa herë më të larta. Tarifat për orë nisin nga 100 lekë deri në 300 lekë.

Në shesh-parkimin privat krah godinës së Kryesisë së Kuvendit, tarifa e publikuar për parkim është 150 lekë/ora. Deri në 8 orë qëndrim, tarifa e parkimit arrin në 1,200 lekë.

Në shesh-parkimin pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, parkimi kushton 300 lekë/ora.

Në Komunën e Parisit ofrohen gjithashtu parkime private në shesh të hapur me çmim 200 lekë/ora.

Sa varion tarifa mujore e parkimit

Në parkimet publike, tarifa mujore për qëndrimin e mjetit varion nga 5 mijë deri në 12 mijë lekë.

Te parkimi i nëndheshëm publik te sheshi “Skënderbej”, tarifa për abonim mujor është 12,300 lekë. Te parkimet e tjera publike, si pranë Kopshtit Zoologjik, liqeni dhe Stacioni i Trenit, paketa mujore është 5,000 lekë.

Për familjarët në komplekset apo godinat e banimit, tarifat mujore të parkimit nisin nga 6 mijë lekë deri në 12 mijë lekë në muaj. Në zonën e ish-Bllokut, paketa mujore arrin edhe deri në 20 mijë lekë.

Në zonën e Freskut, tarifa mujore e parkimit ka arritur 6,000 lekë. Në Kinostudio, 7,000 – 8,000 deri 10,000 lekë. Në Komunën e Parisit 8,000 deri në 12,000 lekë. Tek “Ekspozita Building”, paketa mujore e abonimit për parkim është 10,000 lekë.

Pranë qendrës tregtare “Toptani” dhe hotel “Plaza”, tarifa mujore e parkimit është 15,000 lekë. Te hotel “Plaza”, tarifa mujore për abonime periodike javore, nga e hëna deri të premten, është 12,000 lekë në total./MONITOR

Previous Post

Sot heshtje zgjedhore, nesër Shqipëria drejt kutive të votimit

Next Post

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Next Post
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor

PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor

May 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al