Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar shkëmbimet e fundit në rrjetet sociale mes Kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.
Berisha tha se “atë që e kishin të fshehtë, ata e nxorën hapur.”
Ai shtoi se “dashuritë kanë faza”, duke ironizuar për kalimin e raportit mes dy politikanëve në një fazë publike.
“Atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur, kaq mund të them. Dashuritë janë me faza, e kanë fazën latente, e kishin ata, e donin publikisht. Zoti ua shtoftë (Qesh)”, u shpreh shkurtimisht Berisha.