Gjendja e kryepeshkopit Anastas Janullatos është e rëndë.
Aktualisht, mjekët ende nuk janë të bindur nëse do të duhet ta operojnë apo të mos ndërhyjnë pasi vlerësojnë se organizmi i tij nuk do të mund të përballojë një ndërhyrje kirurgjikale.
Bashkëpunëtorët e Kryepeshkopit thonë për TCH se gjendja e tij është e vështirë dhe se mjekët po vijojnë ekzaminimet dhe e mjekojnë atë me metodat më moderne.