Ish-ministri Financave Arben Malaj shkruan në Facebook se reklama e ‘Raiffeisen Bank’ për mbështetjen me kredi të butë të familjet të reja, është abuzuese dhe jo e vërtetë.
Më tej, Malaj thekson se Autoriteti konkurrencës, drejtoria e mbrojtjes se konsumatorëve dhe BSH duhet të ndalojnë reklamat abuzuese dhe të pa vërteta që ndikojnë jo pozitivisht në perceptimin publik.
Sipas Malajt, reklama e ‘Raiffeisen Bank’ krijon perceptim të gabuar në raport me bankat e tjera.
“Kjo reklame është abuzuese dhe jo e vertete. Te gjithe elementet lehtesues subvencionohen/paguhen nga nga taksapaguesit shqiptare dhe jo kjo banke. Autoriteti konkurrencës, drejtoria e mbrojtjes se konsumatorëve dhe BSH duhet te ndalojne reklamat abuzuese dhe te pa verteta qe ndikojne jo positivishte ne perceptimin publik,, duke kerkuar qe me politikat subvencionuese te qeverise te krijojne nje perceptim publik jo realiste, ne raport me bankat e tjera”, shkruan Malaj në Facebook.