Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë nesër kabinetin qeveritar dhe kryesinë e grupit të PS.
Mësohet se takimi do të jetë informal, ndërsa në mbledhje socialistët do të diskutojnë për projektet në zhvillim si edhe do të bëjnë një analizë të punës të bërë nga kabinetit.
Takim 2 ditor përkon me afrimin e datës 12 mars, afat për depozitimin në KQZ të listave të kandidatëve për deputet.
Përgjegjësinë për hartimin e listës e kanë drejtuesit politikë në qarqe, të cilët më pas do ta paraqesin në Kryesi nga ku do të dalin edhe listat përfundimtare.