Kryeministri Edi Rama njoftoi dje mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit.
Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa opozita e lidh vendimin me atë që Qeveria nuk kontrollon dot këtë rrjet dhe po tenton censurën.
Përtej reagimeve nga opozita, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zgjedhur që pikërisht në ditën që Kryeministri njoftoi mbylljen e rrjetit, të hapë llogarinë e tij në Tik Tok.
Bardhi ka postuar një video, me pamje nga protestat e thirrura nga PD, duke u ndalur veçanërisht në atë që do të mbahet të hënën, 23 dhjetor në orën 17:00.
“Marshim në Tiranë kundër padrejtësive, kundër varfërisë, kundër vjedhjeve,kundër pushtetit abuziv”, thuhet në videon e postuar nga Bardhi.