Edhe pse e ka mbrojtur me zell Veliajn, Rama sot deklaroi se për të dytën herë se përgjegjësi e vjedhjes së 860 milionë eurove, është individuale për kryebashkiakun.
Në një komunikim me ndjekësit në Facebook, Rama u shpreh se organizata e partia mund të japin vetëm gjykim për rastin e anëtarëve që shkelin ligjin, por jo të marrin përgjegjësinë e vetë individit.
“Me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe linçohet me gurë ne pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetare bashkie dhe deputete gjate këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtetë, por te thuash te dolën te gjithë hajdute është ti bashkohesh korit të blegërimave të kopesë politiko – mediatike.
Tani vijmë tek përgjegjësia. Edhe ne një familje, lere pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet te tere, përgjegjësia e shkeljes se ligjit nuk është dot kolektive, është vetëm individuale.
Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vete qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga anëtarët e tyre shkelin ligjin”, deklaroi Rama.