Saturday, May 31, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Editor by Editor
December 30, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arbjona Çibuku dhe Erblin Vukaj 

Qeveria ka hapur garën për ndërtimin e stadiumit të ri “Selman Stërmasi” me premtimin për investim madhor në bashkëpunim me sektorin privat. Projekti synon transformimin e infrastrukturës sportive dhe urbane të zonës duke i hapur rrugë ndërtimeve në hapësirat krah stadiumit.

Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), organ në varësi të qeverisë që merret me menaxhimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore, shpalli zyrtarisht garën më 24 dhjetor, me afat aplikimi deri më 24 janar.

Edhe pse gara njoftohet vetëm për stadiumin, në fakt sipërfaqja që i nënshtrohet projekt-idesë për zhvillim është e gjithë zona: rreth 57 mijë metra katrorë truall ku parashikohen maksimalisht 120 mijë metra katrorë ndërtim mbi tokë.

Zona rreth “Selman Stërmasit”, e cila deri më sot i ka shpëtuar betonizimit masiv, është tani e kërcënuar nga planet e Korporatës. Një pjesë e aneksit të stadiumit me fushat sportive mund të preket nga zhvillimi urban.

Zanafilla

Mundësia e ndërtimeve në zonën rreth stadiumit “Selman Stërmasi” u hap në vitin 2019 nga Bashkia Tiranë me ndryshimet e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV). Zona (TR/239) u bë subjekt për Plan të Detajuar Vendor (PDV) – shiko dokumentin Fq. 40.

Më parë ajo konsiderohej zonë e konservuar, pa ndërtime, veçse “për ristrukturim” dhe që nuk ishte subjekt PDV-je.

Me ndryshimin e PPV-së, zonës iu futën dy instrumente zhvillimi si “intensiteti i ndërtimit” dhe “transferimi i së drejtës së zhvillimit” – prona private nuk shpronësohet, por e drejta e zhvillimit transferohet tjetërkund në rastet kur Bashkia e përdor truallin për hapësira publike.

Nën këtë dinamikë, në vitin 2022, Bashkia miratoi PDV: TR/239 ku pjesa veriperëndimore e zonës rreth stadiumit u ri-kategorizua nga “aktivitete sociale dhe rekreacion” në “nën-njësi zhvillimi për banim”.

Si rezultat, u krijuan kushtet (shiko PDV-në për Nën-njësinë 1) për ndërtimin e një kulle 9-katëshe, Rosé Residence, nga kompania “Texas Development” e vëllezërve Alban, Andi dhe Olsi Eftimi.

Pjesa tjetër, stadiumi dhe aneksi, u përcaktuan në PDV si “njësi konservimi për rizhvillim” me katër nën-njësi të tjera të kategorizuara “për transferim”. Megjithëse PDV-ja mbetet në fuqi, rijetëzimi i propozuar nga Korporata pritet të ndikojë zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

Në dokumentin e kualifikimit për idenë e “rijetëzimit të Selman Stërmasit” thuhet se “në zemër të projekti qëndron dëshira për t’iu përgjigjur nevojave sociale dhe kulturore të popullsisë”. Megjithatë, në të njëjtin dokument theksohet se kjo do të arrihet përmes “shumëfishimit të funksioneve të pronës duke përfshirë edhe aktivitetet tregtare”.

Këto specifikime ngrenë dyshime se projekti i ri për stadiumin “Selman Stërmasi” do të jetë i ngjashëm me atë të “Arenës Kombëtare”, i cili përfshiu ndërtimin e një kulle dhe hapësirave për biznese në raport të zhdrejtë me ato sportive.

Gara e paracaktuar
Koha dhe kriteret e vendosura për aplikimet në garë duket se favorizojnë pjesëmarrës të paracaktuar, duke kufizuar konkurrencën.

Sipas dokumentit të kualifikimit, fituesi do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare. Kriter kyç do të jetë propozimi i cili do të tregohet më bujar në sipërfaqe ndërtimi për Korporatën.

Por afati prej vetëm 30 ditësh për aplikime, që përkon me periudhën e festave të fundvitit, kufizon mundësinë e përgatitjes së dokumentacionit dhe projekt-ideve arkitekturore.

Gjithashtu, kriteret teknike dhe financiare janë të forta.

Aplikantët duhet të tregojnë se gjatë tre viteve të fundit kanë pasur stabilitet financiar, se kanë akses në fonde prej të paktën 12 milionë euro dhe se ata, apo dhe ndonjë ortak i tyre, ka realizuar kontrata të ngjashme me vlerë mbi 6 milionë euro, të përmbushura në masë të paktën 80%.

Në Shqipëri përvoja me projekte të mëdha sportive kufizohet te pak kompani. Albstar, kompania që ka ndërtuar “Arenën Kombëtare”, është një nga të vetmet që përmbush lehtësisht kriteret e mësipërme. Kjo e bën atë favorit për të qenë në rolin e investitorit ose dhe nënkontraktorit për punimet.

Albstar e ndërtoi “Arenën Kombëtare” (2016-2019) në bashkëpunim me qeverinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF). Projekti kushtoi rreth 75 milionë euro për t’u ndërtuar, nga të cilat FSHF kontribuoi me 10 milionë ndërsa qeveria ofroi truallin.

Projekti i “Arenës Kombëtare” u shoqërua me debate për faktin se i dha stadiumit fokus më të madh tregtar se sa sportiv. Ai u bë stadiumi i dytë në Evropë, – pas stadiumit të CSKA-së së Moskës, – me një kullë.

Kulla 24-katëshe, kazinoja, dyqanet, baret e restorantet rrethojnë tashmë fushën e futbollit, së cilës i është hequr pista e atletikës dhe viztiorëve u ndalohet ta sodisin nga shkallët e hyrjes ballore nëse nuk janë klientë të restorantit Arena.

Asnjë garanci për klubet e kryeqytetit

Stadiumi “Selman Stërmasi”, ndërtuar në vitet ‘50, shërbeu fillimisht si “shtëpi sportive” e Dinamos, por pas viteve 2000 atje luajti kryesisht KF Tirana. Megjithatë, dokumenti i kualifikimit për “rijetëzimin” e tij nuk parashikon asnjë garanci për dy klubet historike të kryeqytetit.

Kjo nënkupton se roli i klubeve apo dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në lidhje me projektin do të mbetet subjekt negociatash pas përzgjedhjes së fituesit të garës.

Nga sa kuptohet, Bashkia Tiranë po vepron vetëm si institucion, që i ka kaluar titullin e pronësisë së stadiumit Korporatës së Investimeve, duke lënë në hije faktin se është aksionere e 33% të kuotave të KF Tirana.

E vërteta është se KF Tirana, në pronësi të familjes Halili në masë 66%, nuk është në kushte financiare për të marrë pjesë në garë. Ndërkohë, propozimet e saj për ndërtimin e një impianti të ri, prezantuar që nga viti 2014, janë shpërfillur, – me gjasë ngaqë projekti nuk nxiste interes për ndërtuesit pasi ishte pa kullë./ Citizens.al

Previous Post

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Next Post

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri për një familje shqiptare?

Next Post
Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri për një familje shqiptare?

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri për një familje shqiptare?

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme
POLITIKE

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme

by Editor
May 27, 2025
0

Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Neritan Vladi ka reaguar ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke theksuar se...

Read moreDetails
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

May 25, 2025
DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

May 28, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

May 31, 2025
Merret i pandehur vëllai i biznesmenit Pëllumb Salillari, akuza që rëndon mbi të

Prokuroria mbyll hetimet për skandalin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, çon për gjykim 10 zyrtarë

May 31, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al