Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Qeveria e ngrysur, opozita e gjallëruar”, Salianji thirrje për besimin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve

Editor by Editor
January 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Qeveria e ngrysur, opozita e gjallëruar”, Salianji thirrje për besimin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke e përshkruar qeverinë si të lodhur dhe të konsumuar, ndërsa opozitën e ka cilësuar të entuziazmuar dhe më të bashkuar.

Në një postim të gjatë, Salianji ka kritikuar qeverinë për mungesë vizioni dhe për përpjekje për të kapur votën përmes manipulimeve, edhe jashtë vendit.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për promovimin e turizmit si mbulesë për problemet e thella ekonomike dhe lidhjet me krimin.

“Qeveria dhe Rama po shkojnë drejt zgjedhjeve të 11 Majit të ngrysur dhe pa humor, ndërsa opozita është më entuziaste. Qytetarët ndihen të zhgënjyer dhe kanë nevojë për garanci që kjo qeverisje e keqe nuk do të përsëritet“, u shpreh Salianji.

LETRA E PLOTË:

Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listen qē zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja dhe nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës.

Nga sa mund të informohemi në burgun e Fierit, dhe asaj që ndjehet në ajer kemi një qeveri e kryeministër që po shkojnë drejt 11 Majit, të ngrysur e pa humor, dhe nga ana tjetër një Opozitë më të çelur, më të gjallëruar më entuziaste.

Fakti që Rama e qeveria duken të ngrysur, të lodhur, por të pangopur pêr ti vënë kazmën Shipërisë po punon me kapjen, patronazhimin e votës edhe në diasporë! Turinjtë e varur të qeverisë kanë të bëjnë me konsumin nga pushteti i sterzgjatur, nga mungesa e ideve dhe vizionit. Kanë të bëjnë me pakenaqësinë e madhe tek njerëzit, prej varferisë e korrupsionit. Si dhe nga problemet e thella te brendshme mes tyre. E po ashtu, nga një lloj parehatie që vjen prej shqetësimit se ku do të bjere zilja e radhës, në cilen derë abuzuesi a zyrtari të lartë të kapur në afera, a lidhje me krimin.

Duket qartë që Rama nuk ka asgje tjetër për të thënë perveç “suksesit” me turizmin, që ende nuk dihet sa e ka ndihmuar jeten e qytetarit të zakonshem.

Ndaj ai kerkon të asociohet me kodra të bukura, me male të thepisura, me lugina e mjegull, apo ndonjë deborë andej kendej. A thua se ai është krijuesi i kesaj mrekullie. A thua se shqiptaret kanë mendjen e Spiropalit dhe besojnë se skenderbeu i saj ka fuqi mbinatyrore, për të formesuar relieve e dukuri meteorologjike.

Eshte ironike se si ai i ben jehone një shkrimi të Bild për turizmin ketu tek ne, dhe kjo del në gjithë ekranet e portalet, ndersa pak kohë më parē, një artikull i të njejtes media që fliste për lidhjet e qeverisë me krimin qarkullonte si material i fshehtë, pasi pjesa më e madhe e shtypit nuk e pasqyroi, e aq më pak reagoi qeveria.

Edi Rama po thotë më jepni mandatin e katërt sepse Vabona është mahnitëse, se Palasa ka ujë të kulluar dhe se Ksamili i ngjan Maldiveve.

Duke tentuar me këtë rast të mbulojë me këtë fasadē gjithë zullumin e madh 12 vjeçar, financiar e të lidhjeve me bandat e trafikantët nderkombetar të drogës, një prej të cilëve denoncova unë në konferencë për shtyp. Lidhjet e atij që unë denoncoca ishin shumë speciale, qe vellai i Ministrit të Brendshëm. Ky i fundit më së shumti prej lidhjeve me bandat do ofrojë dhe mirëqeverisje në Parlament, ndersa disa mjerane në gjykatë u vendosën në dispozicion të inatit kryeministror pasi i prisha komoditetin me publikimin me fakte të lidhjeveme krimit e korrupsionin masiv të qeverisë!

Opozita dhe miqtë e mi demokratë nuk kanë asnjë arsye për të kaluar në eufori dhe e di se nuk do ta bejne. Pakenaqesia deri në revoltë ndaj qeverisë asnjëhere nuk mjafton për të sjellë ndryshimin. Njerezit janë të zhgenjyer nga politika dhe duhet punuar shumë për të ndertuar një besim të ri. Qytetarêt kanë nevojë për garaci që i kanë humbur në këto 12 vite.

Unë jam dakort sigurisht që eventet e dhjetorit të kremtohen pasi lidhen me motin e lindjes së forces tonë politike. Apo edhe te janarit. Por ama nuk jemi në kushtet për të inaguruar e qendruar gjatë në muzeun tonë, pasi koha nuk pret. Sigurisht këto momente kanë të bejne me identitetin dhe tiparet tona ideologjike, e kanë rendesinê e tyre. Por qytetarët kanë halle të tjera. Dhe çdo ditë larg tyre, do të ishte një ditë e çuar dem.

Ndaj fokusi duhet të jetë i qartë, ekonomia. Dhe garancitë që shqiptarêt duan se një qeverisje e keqe, me korrupsion e krim si kjo e 3 mandateve të fundit, s’do të ndodhë.

Previous Post

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje, Kryepeshkopi Janullatos vijon të mbetet në intubim

Next Post

“Qilimat fluturues” të Ramës: Pensionistët të lumtur me dy bonuse dhe Shqipëria më mirë për 10 vjet të tjera

Next Post
“Qilimat fluturues” të Ramës: Pensionistët të lumtur me dy bonuse dhe Shqipëria më mirë për 10 vjet të tjera

“Qilimat fluturues” të Ramës: Pensionistët të lumtur me dy bonuse dhe Shqipëria më mirë për 10 vjet të tjera

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet

Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet

May 10, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al