Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Puthje dhe plumba”- Dashuria e mafiozit me vajzën e pasur

Editor by Editor
January 17, 2024
in KRYESORE, Rajoni
0
“Puthje dhe plumba”- Dashuria e mafiozit me vajzën e pasur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ekzekutimi i kryemafiozit grek Vangelis Zampounis me gati 100 plumba erdhi si kujtim se lufta brenda mafias greke vazhdon e pandërprerë, shkruan Protothema.

Në ecurinë  e turbullt të jetës së errët të Vangelis Zampounis, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe dashuria e madhe e jetës së tij, Katerina Anagnostaki, e njohur si “Katerina Bella Mafia”.

“Një grua mbresëlënëse që tërhiqej gjithmonë nga mafiozi, me e të cilën jetoi një romancë pasionante për një kohë të gjatë, para se të ndaheshin miqësisht. Por edhe pas ndarjes së tyre, ata komunikonin shumë shpesh, sigurisht pa e ditur se pas viit 2016, kur shpërtheu lufta e mafias greke, ata do të bëheshin objektiva kryesorë për t’u eliminuar nga kundërshtarët. Katerina Anagnostaki ishte e para që u ekzekutua, kur mendoi se kishte dalë njëherë e mirë nga mafia greke”, shkruan media greke.

Dashuria me kumbarin

Katerina Bella Mafia, e donte jetën e mirë, armët dhe tatuazhet. Ajo ishte me origjinë nga Kreta dhe vinte nga një familje e pasur, ndërsa u rrit me të gjitha komoditetet. Ajo ishte ende e re kur besonte se për shkak të emrit, lidhjeve dhe statusit shoqëror do të ishte gjithmonë e paprekshme dhe e mbrojtur.

Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zampounis. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri të duke vendosur të dalë nga bota e mafias për t’iu larguar situatave të vështira, por gjë e cila nuk ndodhi kurrë.

Ai madje përfshiu dhe të dashurën në botën e errët të mafias greke.

Kur ai rrezikoi të arrestohet, ajo e fshehu në banesën e saj, duke kryer dhe paligjshmërinë e parë.

Më pas ajo u mor e dyshuar për një vrasje mafioze, për të cilën u shpall e pafajshme. Gjithashtu u akuzua si pjesë e një bande grabitësish të dërgesave të parave në banka.

Për këtë rast konkret, ajo mori një dënim me 5 vite burg me kusht. Më pas nga saj ndodhi dhe atentati i parë. Në vitin 2011, kur dy burra me kokore e prisnin në Veikou Avenue në Galatsi ku ajo ishte në punë.

Atentatorët, e qëlluan në kokë dhe u larguan, duke lënë të plagosur rëndë, në një kohë që ishte dhe shtatzënë. Ngjara ndodhi kur katerina ishte vetëm 26-vjeçe.

Ajo dërgohet në urgjencë në spital dhe mjekët luftojnë për ta mbajtur në jetë dhe për të shpëtuar fëmijën e cila tani është 12 vjeçe.

Anagnostaki mundet të shpëtojë dhe del pas muajsh shtrimi në spital. Pikërisht atëherë thuhet se ajo u nis për në Amerikë me vajzën e saj për disa vite, diçka që familja e saj e mohon.

Pas atentatit ajo kishte ndryshuar shumë dhe dukej se ishte distancuar nga mafia greke. Vendosi që të jetonte një jetë normale në Athinë. Veçse dikush nuk e kishte harruar as atë dhe as veprat e saj në vend, ku që nga viti 2016 ekzekutimet në Athinë u shtuan dhe rriteshin vazhdimisht muaj pas muaji.

Më 20 shtator 2018, rreth mesnatës, 33-vjeçarja simpatike me flokë të zeza po kthehej me Mercedesin e saj në kompleksin luksoz të banesave ku jetonte, në Kifissia. Ajo kishte një aplikacion në celularin e saj që i lejonte të shihte kamerat në parkingun nëntokësor ku parkonte makinën e saj, pasi kohët e fundit kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.

Pasi pa se gjithçka ishte në rregull ajo u fut dhe zbriti në parking, duke mos vënë re “hijet” që po ecnin me shpejtësi pas saj, të armatosur me kallashnikov. Me një breshëri kallashnikovi “Katerina Bella Mafia” u ekzekutua.

Tre muaj më parë, në një postim në Instagram  ajo shkroi: “Në fillim vijnë buzëqeshjet, më pas gënjeshtra dhe në fund plumbat”, një frazë që rezultoi profetike, e shoqëruar me një foto të saj duke drejtuar armën automatike drejt objektivit.

Zampounis që sapo kishte hipur në të. Pasojat bëhen të ditura nga videot e rrjedhura nga kamerat e sigurisë, ku shihet qitësi i parë duke zbrazur një karikator nga kallashnikovi, duke shpuar xhamin e blinduar të BMW-së.

Ai ringarkon dhe gjuan, i ndjekur nga bashkëpunëtori i tij nga ana tjetër, i cili godet me gaz Zampounis dhe në fund vjen gjuajtja e lirë. Ekzekutorët zhduken në makinën e vjedhur që më vonë do të gjendet i djegur dhe kur të mbërrijë policia ata shohin trupin e pajetë të Zabounis të mbushur me plumba, një mbetje e një lufte që filloi tetë vjet më parë dhe nuk thotë se do të përfundojë.

Previous Post

Zarf i zi, Drini largohet nga shtëpia e “Big Brother Vip 3”

Next Post

Mediet, vrasësit me pagesë qeveritare

Next Post
Mediet, vrasësit me pagesë qeveritare

Mediet, vrasësit me pagesë qeveritare

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Aktori ironizon çmimin e naftës: Në Shqipëri ngaqë që të shkosh shkel mbi pasuri…

Video/ Aktori ironizon çmimin e naftës: Në Shqipëri ngaqë që të shkosh shkel mbi pasuri…

June 9, 2025
I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për dr*gë, arrestohet i riu në Burrel

Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj (Emrat)

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al