Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Pse u vra Liridona, drejtori i Policisë zbardh detajet e reja/ Çfarë pritet

Editor by Editor
December 29, 2023
in Rajoni
0
Pse u vra Liridona, drejtori i Policisë zbardh detajet e reja/ Çfarë pritet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në emisionin FRONTAL të T7 ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ai ka thënë se procesi hetimor po vazhdon në disa faza, ndërsa Policia e Kosovës është treguar mjaft efikase sa i përket këtij rasti.

Hoxha tha se mbetet të zbulohet motivi i vrasjes dhe se për këtë gjë janë duke hetuar disa pista. Ai ka thënë se s’mund të flasë asgjë për motivin, derisa të mos ketë një kristalizim për këtë çështje.

“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëjë publike derisa të kemi të kristalizuar motivin”, ka thënë Hoxha në FRONTAL.

Kreu i Policisë së Kosovës ka thënë se brenda policisë ka hetues që kanë një përvojë shumë të madhe dhe se qysh në momentet e para kur ka ndodhur rasti i vrasjes së Liridonës, kanë dyshuar se diçka nuk është në rregull.

Hoxha ka thënë se sqarimet që janë dhënë nga Naim Murseli dhe personat e tjerë s’kanë qenë bindëse.

“Policia e Kosovës ka arritur nivel të lartë profesional. Edhe policët hetues që punojnë kohë të gjatë dhe kanë përvojë në hetim. Qysh në momentet e para, kemi pasur indicie që diçka nuk është në rregull. Nuk mjaftohemi me indicie, u dasht të sigurojmë prova për ta arrestuar dikë. Rasti u raportua që ka qenë grabitje. Sqarimet që janë dhënë nga vetë ai dhe nga personat tjerë s’kanë qenë bindesë për ne dhe kemi nxjerrë të gjitha faktet dhe dëshmitë. Është ekzaminu gjithë procesi, kamerat që kanë shpi deri në atë lokacion ku është kryera vrasja”, ka thënë Hoxha.

I pyetur nëse është kapur nga kamerat e sigurisë momenti i vrasjes së Liridonës, Hoxha ka thënë se në vendin ku ka ndodhur krimi nuk ka kamera.

“Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”, ka thënë ai.

I pyetur për fatin e telefonit të Liridona Ademajt, Hoxha ka thënë se s’i di të gjitha detajet, por ka shtuar se përmes telefonave të konfiskuar është arritur që të lidhen të gjithë personat e dyshuar për vrasjen.

“Nuk mund t’i di të gjitha detajet. Por përmes dëshmive të marra nga telefonat, kemi arritur të lidhim të gjithë personat e dyshuar më këtë vrasje. Telefonat e konfiskuar po ekzaminohen nga forenzika”, theksoi Hoxha.

I pyetur për arrestime të reja të mundshme për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Hoxha ka thënë se s’përjashtohen dhe se ende s’ka përfunduar e tëra.

“Nuk kanë përfunduar arrestimet, kjo varet nga zhvillimet tjera që mund të dalin. S’mund të paragjykoj nëse do të ketë apo s’do të ketë. Mirëpo kjo nuk është e tëra edhe pse është sqaruar pothuajse e gjitha”, ka thënë Hoxha.

Previous Post

Raketa ruse përfundon në qiellin polak, Stoltenberg: NATO do të mbetet vigjilente

Next Post

U ndanë pas konflikteve të vazhdueshme, Elia Zaharia bën daljen e parë pas lajmeve se është në proces divorci me Princ Lekën, shfaqet me…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

June 8, 2025
I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al