Saturday, June 28, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Editor by Editor
June 28, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan të martën, një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një informacion i përmbledhur mbi këtë raport ku vihej theksi në ‘arrestimin e padrejtë’ të Veliajt u publikua po atë ditë në disa rrjete mediatike të studios amerikane në një mekanizëm që në fushën e komunikimit njihet si operacion i marrëdhënieve me publikun (PR).

Fillimisht lajmi mbi këtë raport u publikua në një uebsajt (prnewswire) që ofron shërbime me pagesë, të tilla si artikuj PR-i, një praktikë kjo e njohur tashmë në botë dhe më pas duke cituar studion si ofrues i përmbajtjes dhe duke bashkëngjitur linkun e këtij portali, ai u publikua dhe në dy kanale TV lokale – pjesë të rrjetit medias së njohur amerikane Fox.

Edhe pse në kanalet fox5sandiego dhe fox56news publikimi sugjeronte se nuk bëhej fjalë për një lajm prodhuar nga redaksia, por ishte një deklaratë për shtyp e ofruar nga studio ligjore Kasowitz LLP, në disa media shqiptare të pozicionuara pranë Veliajt, titujt sugjeruan se raportit në fjalë po i jepte ‘jehonë’ një media e madhe amerikane.

“’Fox News jehonë lajmit të studios ligjore të Veliajt: Arrestimi i një të zgjedhuri në mënyrë demokratike, i pajustifikuar”, shkruante një gazete në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që pas arrestimit të tij më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Fill pas arrestimit ai nisi një fushatë agresive denigruese në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes së tij që kulmuan dhe me një protestë të punonjësve të bashkisë dhe simpatizantëve të tij para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Edhe kryeministri Edi Rama sulmoi hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut dhe madje adresoi kritika për prokurorë dhe gjyqtarë, por ndryshoi shpejt kurs në narrativën publike duke e ‘harruar’ atë që ai e quante ‘burg pa gjyq’ të Veliajt.

Por, Veliaj vetë duket se nuk ka hequr dorë nga operacionet e PR-it, gjë që për ekspertët e komunikimit, edhe pse është një gjë krejt e ligjshme, po përdoret për të manipuluar opinionin publik.

“Ky është një rast klasik ku kemi të bëjmë me një operacion të marrëdhënieve me publikun me pagesë,” thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

“Qëllimi këtu është të ndërtohet një narrativë alternative dhe për të ndikuar perceptimin publik, për rastin e z.Veliaj”, shtoi ai.

Çela sugjeron gjithashtu se kemi të bëjmë “me një strategji komunikimi që kalon kufirin drejt një forme dezinformimi”.

“Përdorimi i PR-it ndërkombëtar për të ndikuar në opinionin publik vendas, përmes kanaleve që nuk janë të verifikueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, është një formë e komunikimit politik që shfrytëzon mungesën e transparencës dhe kthehet në një instrument për manipulimin opinionit publik”, shpjegoi eksperti i komunikimit.

Sipas tij, jehona e medias ndërkombëtare është përdorur në funksionin të garantimit të një lloj legjitimiteti të pretendimeve të z.Veliaj dhe narrativave që ai ka mbështetur në diskursin publik. Dhe problemi qendron kur kjo strategji ndërthuret me informacione të njëanshme apo të pakonfirmuara.

Në këtë rast, theson Çela, “publikut shqiptar në mënyrë të tërthortë, duke përdorur një media të huaj fillimisht dhe më pas një rrjet mediumesh vendase i ofrohet një rrëfim i njëanshëm, i bazuar në të pavërteta ose gjysmë të vërteta”.

Për Ervin Lukun, profesor gazetarie në Universitetin e Tiranës dhe drejtues i qendrës Medialook, i gjithë operacioni mediatik me pagesë i Veliajt është një praktike legjitime – pavarësisht se në mediat shqiptare është spekuluar me emrin e Foxnews, duke mos cituar në mënyrë të qartë burimin e informacionit.

“Publikimi i lajmeve edhe kundrejt pagesës është një praktikë e njohur në mediat ndërkombëtare, mjaft që këto të fundit të tregojnë edhe burimin se nga vijnë këto lajme”, thotë Luku duke marrë si shembull faktin që filiali i Fox News që e ka publikuar, që në krye ka treguar se lajmi ka si burim studion ligjore Kasoëitz LLP, pranë kryebashkiakut të arrestuar Veliaj.

Por, ndërkohë mënyra e transmetimit të këtij lajmi në mediat shqiptare nuk ka ruajtur këtë standard pasi sipas Lukut, “në fokus të raportimit të tyre kanë vënë theksin se një media e madhe amerikane si Fox News, e njohur edhe për qëndrimet e saj pro presidentit aktual, ka publikuar raportin në të cilin përcaktohet si i padrejtë ndalimi i një politikani të zgjedhur si Erion Veliaj”.

“Ndërkaq ka patur edhe media të cilat citojnë Fox News që i kanë kushtuar hapësirë arrestimit të padrejtë të kryebashkiakut Veliaj, pa e atribuar në titull burimin. Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një informacion i cili luan me spekulimin, por gishti duhet drejtuar të profesionalizmi i medias, jo te z.Veliaj”, përfundoi Luku.

Gjykata e Lartë pritet të rivlerësojë masën e sigurisë ndaj Veliaj me 8 korrik.

/BIRN

Previous Post

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Next Post

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Next Post
Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

Prokuroria e Posaçme sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

June 28, 2025
Abuzimet me tenderat e UBT-së, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

Abuzimet me tenderat e UBT-së, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

June 28, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al