Një grua 72-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, për shkak të moshës. Në një pikë këmbimi valutor në pronësi të saj, policia zbuloi se persona të ndryshëm depozitonin paratë padeklaruara të cilat përdoreshin më tej për t’ua dhënë borxh qytetarëve me përqindje të lartë jashtë sistemit bankar.
Blutë e Tiranës thanë se sekuestruan 500 mijë euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në një njoftim zyrtar, policia e Tiranës thotë se po heton për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.