Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Po të ishte gjallë Nënë Tereza sot…

Editor by Editor
September 5, 2024
in KRYESORE, Mendim i Lire
0
Po të ishte gjallë Nënë Tereza sot…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Sot, në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, rrjetet sociale të ministrave, deputetëve, zyrtarëve, politikanëve, janë mbushur me postime pafund. Fjalët e Shën Terezës kanë zëvëndësuar fotot e inspektimeve në kantiere, shiritat e inagurimeve dhe premtimeve për Shqipërinë e 2030.

Por, çfarë do të bënte Shën Tereza nëse do të ishte gjallë sot?

Ndoshta Ajo nuk do të postonte në Instagram/X/Facebook/tiktok foto të vobektëve, sepse kur jep (dora) e majtë, nuk duhet ta shohë e djathta.

Nënë Tereza vërtet ushqente të uriturit dhe kujdesej për të sëmurët. Cfare coincidence – të njëjtën gjë bëjnë sot edhe ministrat, politikanët dhe zyrtarët qeveritare! Ata po sakrifikohen deri në atë pikë sa po bëhen ushqim për rrjetet sociale, duke shuajtur urinë që kanë të varfërit për lajme, foto dhe video.

Nënë Tereza i donte realisht të varfërit! Çfare koincidence – edhe qeveria jonë i do dhe e ka treguar me fakte këtë dashuri. Falë punës dhe përkushtimit të saj, numri i të varfërve sa vjen dhe shtohet duke mbajtur gjallë traditën e mirë të bamirësisë.

Në fakt ajo që po bën sot qeveria është më shumë se mrekulli. Se si ka mundur që me postime të marrosë një turmë të tërë, kjo mbetet një mister që edhe Vatikani nuk po mundet ta shpjegojë.

“Nuk është sa shumë japim, por sa dashuri kemi për të dhënë”, thoshte Nënë Tereza; kështu po ndodh me shpërthimin e madh të dashurisë në rrjetet sociale…

Merrni përshembull një foto apo video nga unaza e madhe e Tiranës, një projekt ku punohet natë e ditë, prej dekadash, dhe ku afatet shtyhen pafundësisht. Sa më shumë zvarritet puna, aq më shumë shtohen fondet dhe, sigurisht, edhe “like-t” dhe komentet pozitive.

Po të ishte gjallë ShënTereza sot do të ngazëllehej kur të kuptonte se sa shumë ndikim ka ketu vepra e saj. Merr për shembull përuljen.

A keni parë politikanë më të përunjur se në Shqipëri? Të ndrojtur si të rinjtë në para-adoleshencë, njerëz që skuqen kur qëllon që thonë ndonjë gjë të pasaktë dhe që ecin me kujdes në rrugë për të mos shqetësuar as mizat e tokës.

Shën Tereza do të lumturohej kur të mësonte se përfaqësuesit e popullit e dyfishuan rrogën e vet dhe shtesën e rrogës e kaluan për bamirësi.

Nobelistja shqiptare thoshte: “Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Këtu bëhen gjëra të mëdha (PPP, Koncesione, investime strategjike) me entuziazëm të jashtzakonshëm.
Shenjtorja shqiptare do të habitej sa shpesh përmendet emri i saj.

Nuk ka zyrtar që çdo ditë nuk i thotë “hallexhinjëve” (që mund të jenë të papunë, të pastrehë, apo biznesmenë)

– Pse Nënë Tereza jam unë?

/Marrë nga “FB” i autorit/

Tags: Nene Tereza
Previous Post

Super-grabitja e Rinasit, Talo Çela dyshoi se Admir Murataj u “vra” nga “greku i vogël”

Next Post

Dokumentat/ Kryeqyteti i zhytur në zhul, “ECO TIRANA” e Veliajt s’ka fshesa

Next Post
Dokumentat/ Kryeqyteti i zhytur në zhul, “ECO TIRANA” e Veliajt s’ka fshesa

Dokumentat/ Kryeqyteti i zhytur në zhul, “ECO TIRANA” e Veliajt s’ka fshesa

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

June 7, 2025
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al