Është arrestuar 18-vjeçari që plagosi me thikë 23-vjeçarin në Dojan të Tropojës, një ditë më parë.
Në prangat e policisë ka rënë edhe një 21-vjeçar për moskallëzim krimi, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet i lënduari pasi blutë i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Orgen Lataj, plagosi me thikë 23-vjeçaribn pas një sherri mes të dyve.
“Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Dojan, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. B., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Kukës arrestuan shtetasit: O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë; A. H., 21 vjeç, banues në fshatin Dojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nga hetimet ka rezultuar se në fshatin Dojan, shtetasi O. L. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. B. dhe e ka goditur atë, me mjet prerës thikë”, njoftoi policia.
“Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e dëmtuar, A. B., 23 vjeç, banues në Tropojë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat brurime.
Policia informon gjithashtu se 23-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.