Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PL drejt shpërbërjes, jep dorëheqjen kryetarja e gruas, Esmeralda Demiraj

Editor by Editor
March 12, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PL drejt shpërbërjes, jep dorëheqjen kryetarja e gruas, Esmeralda Demiraj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 14 vitesh angazhim në Partinë e Lirisë (ish-LSI), Esmeralda Demiraj ka njoftuar dorëheqjen e saj nga të gjitha funksionet që mbante në parti.

Përmes një deklarate publike, ajo theksoi se largimi ishte një vendim i menduar mirë, i diktuar nga nevoja për të kërkuar një mjedis ku vlerësimi dhe meritokracia janë parime udhëheqëse.

Demiraj, e cila ka mbajtur disa pozita kyçe brenda partisë, përfshirë atë të kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe anëtares së Kryesisë Ekzekutive, shprehu mirënjohjen për mbështetësit e saj ndër vite.

Ajo la të hapur mundësinë për një angazhim të ri në të ardhmen, duke deklaruar se misioni i saj për një Shqipëri më të drejtë nuk ka përfunduar.

Postimi

Të nderuar miq, mbështetës dhe simpatizantë që më keni shoqëruar në shumë beteja e sfida elektorale që prej anëtarësimit tim dhe angazhimit të hershëm në ish-LSI dhe Partinë e Lirisë sot,
Ndjej detyrimin moral të ndaj sot me ju vendimmarrjen time për dorëheqjen nga kjo parti, duke hequr dorë nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot, si:
1. Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë,
2. Anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive,
3. Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar,
4. Nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës,
5. E deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Gjatë 14 viteve të mia në parti, kam pasur privilegjin të kontribuoj në disa pozita kyçe dhe në fushata të ndryshme elektorale për zgjedhjet parlamentare (kandidate në vitin 2021) dhe zgjedhjet lokale (kandidate në vitin 2023). Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri.
Si profesioniste e ligjit, kam mundur të jem një zë i fortë, veçanërisht për të drejtat e grave dhe vajzave, duke mbrojtur mundësitë dhe kushtet që duhet t’u ofrojmë atyre për t’u dhënë vendin dhe mbrojtjen që u takon në familje, shoqëri e kudo.
Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.
Ndjej se puna dhe kontributi në parti i secilit prej nesh duhet njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pasi kam pasur mundësi të reflektoj dhe analizoj, kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës.
Duke ju falenderuar nga zemra, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju garantoj se misioni ynë i përbashkët nuk ka mbaruar. Unë kurrë nuk do të resht së besuari në vlerat dhe parimet që duhet të jenë pjesë e pandashme e politikës në vendin tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari se e ardhmja i përket guximtarëve dhe vetëm shqiptarëve

Previous Post

Goditën policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, arrestohen 3 persona

Next Post

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen

Next Post
Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al