Të tjera detaje janë mësuar lidhur me goditjen e grupit të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri. Bëhet me dije se një pjesë të armëve i merrte nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi kalonin me makina të vogla.
Mësohet se çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro dhe se armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë.
Gjithashtu mësohet se grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë. Sipas informacioneve, në këtë operacion një rast është zbuluar një bazë në Burrel ndërsa antarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.
Lidhur me operacionin bëhet me dije se të arrestuarit janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu. Gjithashtu mësohet se të arrestuar me datë 1 maj lidhur me këtë operacion janë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.