Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Pesë lojtarë mbeten jashtë Partizanit për duelin me Egnatian, mes shtyllave pritet…

Editor by Editor
November 8, 2023
in Sport
0
Vlerat sipas “Transfermarkt”/ Të kuqtë e Partizanit në krye, Rrapaj rritje rekord
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani vijon të ketë probleme me dëmtimet dhe situata do të vijojë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Egnatias, që është e fundit përpara ndeshjeve të kombëtareve, ku më pas do të kthehet edhe e gjithë vëmendja. Janë plot gjashtë lojtarë që vuajnë probleme të ndryshme fizike dhe nuk kanë mundur të jenë në gjendje të luajnë në ndeshjet e fundit. Lajme të mira ka vetëm nga njëri prej tyre.

ALBAN HOXHA – Gardiani luajti me dhimbje në ndeshjen ndaj Teutës dhe u detyrua të ndalej më pas në dy sfidat e tjera ndaj Laçit dhe Vllaznisë. Kapiteni i Partizanit vuan një problem në shpatull, të cilin e ka lënë pas në ditët e fundit. Ndaj Vllaznisë ishte në stol dhe me shumë mundësi ndaj Egnatias do të jetë në fushë.

MBROJTËSIT – Andi Hadroj është jashtë fushave prej më shumë se dy muajsh për shkak të dëmtimit që ka pësuar në muskujt e barkut. Lideri i mbrojtjes pritet të mos luajë as ndaj Egnatias, teksa pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare pritet të jetë kthyer në nivelin e pritshëm.

Eljon Sota, që pësoi një tërheqje muskulore në derbi, gjithashtu mbetet jashtë për Egnatian dhe pritet të kthehet në stërvitje me ritëm të plotë pas sfidës me rrogozhinasit. E njëjta gjë vlen edhe për Koçijan, i cili vuan një problem në pjesën poshtë gjurit dhe vijon terapinë për rikuperimin e plotë.

SULMUESIT – Viktor da Silva vazhdon të jetë jashtë që nga ndeshja me Kukësin dhe kjo do të zgjasë akoma. Ai pësoi një goditje në kavilje në atë sfidë, teksa nuk parashikohej që mungesa të ishte kaq e gjatë, çka e bën edhe të mistershëm dëmtimin e brazilianit, i cili e nisi sezonin me një pezullim të gjatë e tashmë vijon jashtë.

Ndërkohë, Kristian Mba vijon të ketë probleme me muskujt e barkut, një dëmtim i përsëritur, i nisur që në Kupat e Europës. Nigeriani ka shumë pak shanse që të luajë ndaj Egnatias, një sfidë mjaft e rëndësishme.

PAUZA SI ILAÇ – Në situatën kur ka kaq shumë dëmtime, pauza e kombëtareve e ndihmon tej mase Partizanin për të rikuperuar lojtarët. Gjithsesi, nga ana tjetër mund të jetë një “pengesë” për vrullin që ka marrë ekipi, i cili numëron plot gjashtë fitore radhazi.

 

Previous Post

Situata e trajnerit të ri te Partizani, kampionët presin Orges Shehin

Next Post

EKSKLUZIVE/ “Mposhtim edhe Egnatian”, mbrojtësi i Partizanit: Vjet vuajta shumë, ja pse nuk e festova golin

Next Post
EKSKLUZIVE/ “Mposhtim edhe Egnatian”, mbrojtësi i Partizanit: Vjet vuajta shumë, ja pse nuk e festova golin

EKSKLUZIVE/ “Mposhtim edhe Egnatian”, mbrojtësi i Partizanit: Vjet vuajta shumë, ja pse nuk e festova golin

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Tërmeti trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në juglindje të Shqipërisë

Tërmet në Greqi, dridhet toka

May 4, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

May 8, 2025
 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

 “Giro d’Italia”, Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës

May 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al