Ish-deputeti Luçiano Boçi deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se masat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u vendosën pa asnjë provë dhe dokument.
Ndërsa e konsideron si masë tipike për diktaturë, Boçi tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të caktojnë arrestin.
“Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit”, tha midis të tjerash, duke shtuar se beteja e opozitës kundër diktaturës do të vazhdojë.