Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, ka folur për patronazhimin, gjatë raportimit të gjetjeve të OSBE për 11 Majin.
Karimi tha se presionin e patronazhistëve në terren e kishin raportuar edhe vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR. Ajo u shpreh se patronazhimi është pasqyruar edhe në raportin e përgatitur nga delegacioni vëzhgues, si një aspekt negativ.
“Nëse lexoni raportin ju do të shikoni se po, ne i kemi përmendur kemi shkruar për këtë presion, sidomos për presionin ndaj njerëzve në administatën publike. Është diçka që e kemi adresuar në raportin tonë, është diçka që e përmendim si anë negative. Kjo është diçka që e kemi dëgjuar edhe nga vëzhguesit tanë afatgjatë. Së dyti, më duhet të them se unë në fakt nuk ndihem e sigurt të themi që të flas për policinë. E vetmja gjë që mund të them është se gjatë takimeve që kemi pasur me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar atyre. Kjo është e vetmja gjë që mund të them”, dekaroi Karimi.