Momenti i puthjes së Donaldi dhe Borës në “Big Brother Vip 1” ka qenë padiskutim një ndër videot më të klikuar të atij edicioni, e cila u bë virale në një kohë rekord.
Donaldi ka folur për herë të parë për puthjen e famshme me Borën në ‘Big Brother Vip 1’.
Teksa në ekranin e madh, është shfaqur fotografia e Borës dhe Donaldit, ky i fundit ka thënë:
“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta”, tha ai.
“Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.