Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Partizani “fërkon duart”, 1 milionë euro për dy titullarë

Editor by Editor
January 12, 2024
in KRYESORE, Sport
0
Partizani “fërkon duart”, 1 milionë euro për dy titullarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani dita-ditës po bëhet një “market” i preferuar i klubeve më të mëdha europiane. Të kuqtë kanë në skuadër disa emra mjaft tundues, që në të ardhmen mund t’i dëgjojmë në arena shumë më të mëdha. Një prej tyre është Maget Gueje.

Mesfushori senegalez ka tregues të jashtëzakonshëm dhe është një nga “diamantet” më të çmuar të kampionëve në fuqi. Megjithëse po arrin ta tregojë veten vetëm në 4-5 muajt e fundit, 20-vjeçari së fundmi ka përfunduar në listën e gjigantëve rumunë të Steauas së Bukureshtit.

Presidenti me origjinë shqiptare i klubit, Xhixhi Bekali, në bashkëpunim me hallkat e tjera të klubit, e ka vënë mes objektivave Magetin. Ai kërkon të përforcojë ekipin me qëllim titullin kampion në Rumani dhe e sheh Magetin si një element, që mund të ndihmojë skuadrën të “sundojë” ndaj rivalëve.

Media rumune “Prosport” shkruan se skautë të Steauas do të zbarkojnë në ditët në vijim në vendin tonë për të parë nga afër mesfushorin dhe për të nisur negociatat me Partizanin.

Paraprakisht thuhet se klubi rumun është i gatshëm të japë rreth 500 mijë euro për Magetin, i cili në “Transfermarkt” vlerësohet 400 mijë euro. Megjithatë, gjysmë milioni janë pak për Partizanin. Klubi i kuq e di shumë mirë se çfarë lojtari ka në dorë dhe do të kërkojë më shumë.

Në fakt plani fillestar është që ta mbajë senegalezin deri në verë e më pas të tentojë një shitje më të madhe. Problem në këtë moment bëhet kontrata e senegalezit, që përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe rinovimi duket një mision i vështirë për momentin.

Partizani do ta lëshonte Magetin te Steaua për një shifër prej rreth 700 mijë eurosh. Në ditët në vijim pritet të nisin edhe negociatat mes dy klubeve. Vetë lojtari me siguri do të ishte i hapur për këtë transferim, që do t’i jepte më shumë të ardhura dhe do ta katapultonte në një kampionat shumë më të fortë.

TEDI CARA – Kavajasi vijon të mbetet në merkato, me turqit e Alaniaspor, që pritet të rinisin operacionin e lënë në mes në verë. Kavajasi ka qenë titullar fiks me Partizanin në këtë gjysmë të parë të sezonit dhe konsiderohet si një nga liderët e skuadrës.

lg.php.gif

“Panorama Sport” mëson se Alania, që militon në Superligën turke, bëri një ofertë prej rreth 400 mijë eurosh në verë për 23-vjeçarin, por Partizani luante në Europë dhe refuzoi ta lëshonte sulmuesin.

lg.php.gif

Pas kësaj, pritet që Alaniaspor të kthehet me një ofertë të ngjashme, me të kuqtë, që do të mendoheshin më qetësisht, në një moment kur kanë mbipopullim në sulm dhe mund të marrin një shumë të konsiderueshme nga kavajasi.

Një përqindje në kartonin e Carës ka edhe Besa e Kavajës. Nëse mbyllen këto dy operacione, të kuqtë do të arketonin afro 1 milionë euro.

Previous Post

14 vjeçe nuse! Pas arrestimit të 34-vjeçarit në Divjakë flasin prindërit e tij: Vajza erdhi me dëshirë, na gënjeu për moshën. Bëmë edhe dasmë

Next Post

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK, do të pyetet për…

Next Post
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK, do të pyetet për…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK, do të pyetet për…

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Celibashi mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve: Cenimi i votës sjell pasoja ligjore

Celibashi mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve: Cenimi i votës sjell pasoja ligjore

May 14, 2025
Gjykata e Lartë kthen për rigjykim ankimimin e Arbër Veliajt

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim ankimimin e Arbër Veliajt

May 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al